24 novembre 2013

Arkeologët: Pushteti vendor i shmanget përgjegjësisë, Ndihma e të huajve mbetet vendimtare

23 nëntor 2013 17:07
Kongresi Ndërkombëtar i Studimeve Arkeologjike Shqiptare krijoi në dy ditë një dosje të plotë të kërkimeve dhe studimeve në njëzet vitet e fundit. Ka një bilanc të rejash në zona të gërmuara rishtas siç e dëshmon numizmatja Shpresa Gjongecaj Apo zbulimi i një siti të tërë Adrianopoli nga misioni italo-shqiptar.

Të gjithë bien dakord se në këtë nivel të 65 viteve arkeologji, ka një rritje cilësore e shënuar nga bashkëpunimi me të huajt, si në traditën e paraluftës me misionet e Leon Rey-t dhe Luigi Ugolinit. 


Bashkëpunimi me Kosovën pati një nga rezultatet më të mëdha krijimin e hartës arkeologjike të Rrafshit të Dukagjinit dhe më 2015-ën është gati e gjithë harta arkeologjike e Kosoëvs.

Bashkëjetesa e trashëgimisë me vendasit është orientuar për nga shkatërrimi. A mund t’i bindin njerëzit arkeologët për dobinë e punës së tyre? Dhe këta besojnë se vetëm ndjeshmëria e pushtetit vendor ka për të qenë vendimtare për të ardhmen e trashëgimisë.

“Një park arkeologjik nuk mund të ketë të ardhme nëse ne mendojmë që territori mund të zhvillohet në mënyrë të pavarur nga ecuria e të trashgëimisë kulturore. Nëse bëjmë, pra nëse ju bëni një projekt zhvillimi për gjithë territorin e rajonit të Gjirokastrës dhe Luginës së Drinos që të bazohet në vetëdijen se kultura është pjesë përbërëse e zhvillimit shoqëror, atëherë do t'ia dalim të krijojmë një zhvillim social-ekonomik nisur nga arkeologjia.” http://www.abcnews.al/lajme/kulture/4/36563

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate