21 novembre 2013

Turizmi Shqiptar, kërkohet ulja e TVSH në masën 10%. Diskutohen ofertat dhe krijimi i paketave turistike të përbashkëta rajonale

21 Nëntor 2013 

Lorina Mixha
eglaShoqata Shqiptare e Turizmit i ka propozuar dje zyrtarisht ministres së Zhvillimit Urban dhe Turizmit uljen e Tatimit të Vlerës së Shtuar, TVSH në masën 10 për qind.
Po ashtu, një tjetër kërkesë është që për sezonin e ardhshëm turistik të merret në konsideratë krijimi dhe ofrimi i paketave të përbashkëta turistike me vendet e rajonit.
Takimi
Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Shoqatës Shqiptare të Turizmit (ATA), për t’i informuar në lidhje me prioritetet dhe nismat e ministrisë në fushën e turizmit, si edhe për të shkëmbyer mendime dhe sugjerime për problematikat në këtë sektor.
Gjermeni theksoi se rishikimi i ligjit për turizmin, hartimi i strategjisë së turizmit 2014-2020, çështje që kanë të bëjnë me standardet, certifikimin dhe licencimin apo luftën kundër informalitetit janë prioritetet kryesore të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit në sektorin e turizmit.
Gjermeni theksoi se përfaqësuesit e ATA-s, shoqatave të tjera të turizmit, shoqërisë civile, universitetet dhe gjithë grupet e interesit do të jenë pjesë aktive e diskutimeve për rishikimin e ligjit të turizmit, që do të nisin muajin e ardhshëm.
Ministrja kërkoi gjithashtu që zyrat e shërbimit turistik të informohen në mënyrë të vazhdueshme mbi problemet që paraqiten.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Shoqatës Shqiptare të Turizmit informuan ministren për problemet kryesore me të cilat po përballet industria e turizmit në Shqipëri, ndërsa kërkuan uljen e TVSH-së, në masën 10% për sektorin e turizmit.
Propozimi
Në takim u diskutua gjithashtu për krijimin e paketave të përbashkëta turistike rajonale, rritjen e kapaciteteve dhe kualifikimit të stafeve që ofrojnë shërbime në fushën e turizmit, çështjen e guidave turistike dhe trajnimin e tyre, mundësitë për të rritur kohëzgjatjen e sezonit turistik dhe krijimin e lehtësirave të tjera për turistët e huaj, për të shtuar jo vetëm numrin e tyre, por edhe të ardhurat.
Gjithashtu, në takim u ra dakord që Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) të hartojnë dhe nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi, si edhe të zhvillojnë takime periodike për të trajtuar tema të ndryshme për turizmin dhe për të garantuar një partneritet më të mirë publik-privat.

Strategjia
Strategjia e turizmit 2014-2020 do të përfshijë çështjet që kanë të bëjnë me standardet, certifikimin, licencimin, informalitetin

Ligji
Platforma ligjore për turizmin pritet që të ndryshojë, por Ministria e Turizmit pret sugjerime dhe propozime konkrete nga grupet e interesit

Paketat
Është hedhur në diskutim krijimi i paketave të përbashkëta turistike rajonale, rritjen e kapaciteteve të kualifikimit të stafeve

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate