11 novembre 2013

KRUJË: RRITET NUMRI I VIZITORËVE NË QYTETIN HISTORIK - Shkak mbyllja e furrave abuzive të gëlqeres -

Permasat: x
     DURRËS, 9 Nëntor /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Muzeu historik kombëtar "Gjergj Kastrioti Skenderbeu", në qytetin e Krujës po vizitohet kohët e fundit nga turistë të shumtë vendas dhe të huaj.
     Rritja e numrit të turistëve ka ardhur edhe si pasojë e mbylljes së furrave abuzive të gëlqeres në rrethin e Krujës. Vetëm gjatë 10 ditëve të para të këtij muaji në zoonën kodrinore mes qyteteve të Fushë Krujës dhe Krujës janë mbyllur 124 gropa gëlqereje, shumica e të cilave përdornin si lëndë djegëse edhe mbeturina të disa ndërmarrjeve apo goma të automjeteve.
     Drejtori i muzeve në kalanë mesjetare, Medi Hafizi, tha për ATSH-në se turistët vendas dhe të huaj kanë shprehur kënaqësinë e tyre për situatën e re të mjedisit në afërsi të qytetit. Në rrugën prej 16 km nga Fushë Kruja deri në qytetin e Skënderbeut nuk shihet më tymi që shkaktonin furrat e gëlqeres, ndërsa pamja nga ballkoni i kalasë shtrihet deri në bregdet.
     Sot muzeun "Gjergj Kastrioti" po e vizitojnë një grup me turistë amerikanë, si dhe mjaft nxënës të shkollave të mesme nga Kosova.
     Gjatë muajit tetor muzeu historik kombëtar "Gjergj Kastrioti Skenderbeu" dhe muzeu etnografik janë vizituar nga 8.900 turistë vendas dhe të huaj, një shifër më e lartë se sa ajo e tetorit të vitit 2012. Sipas të njejtit burim, numri i vizitorëve pritet të rritet edhe gjatë muajve në vazhdim, jo vetëm në muzetë kombëtarë, por edhe në qytetin mesjetar, me lartësi 608 metra mbi nivelein e detit.
     Gjatë vitit 2012 në muzetë e kalasë së Krujës u regjistruan 95 mijë vizitorë vendas dhe të huaj./k.s/

http://www.ata.gov.al/NewsStyle.aspx?NewsItemID=614092&News_Date=09/11/2013

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate