27 novembre 2013

Divjakë, qeveria japoneze financon projektin për mbrojtjen e Parkut kombëtar te Karavastasë


27 Nentor 2013 - 21:16
DIVJAKE- Parku kombëtar i Divjakë-Karavastasë pritet t’i nënshtrohet një projekti për mbrojtjen dhe menaxhimin e tij në shërbim të turizmit. Ky projekt financohet nga qeveria japoneze dhe synon ruajtjen e parqeve kombëtare.

Qeveria shqiptare në bashkëpunim me atë japoneze po harton një plan për mbrojtjen e parkut kombëtar të Divjakë-Karavastasë. Gjatë një seminari të zhvilluar në qytetin e Divjakës, përfaqësues të pushtetit vendor në këtë zonë, po vihen në zbatim të një projekti për mbrojtjen dhe menaxhimnin e këtij parku në shërbim të turizmit, pa dëmtuar vlerat e tij.

Projekti është i financuar nga qeveria japoneze dhe synon ruajtjen e parqeve kombëtare dhe shfrytëzimin me kriter të këtyre resurseve në vendin tonë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/divjake-qeveria-japoneze-financon-projektin-per-mbrojtjen-e-parkut-188889.html#sthash.f37S96QQ.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate