17 novembre 2013

MUZEU ARKEOLOGJIK DURRES, VONESA TË TJERA PAS PËRFUNDIMIT TË RIKONSTRUKSIONIT

Permasat: x  DURRËS, 17 nëntor /ATSH-Gëzim Kabashi/-Dyert e muzut arkeologjik në Durrës do të mbeten të mbyllura edhe për disa kohë. Megjithëse ditët e fundit ka përfunduar rikonstruksioni i plotë i godinës, me një investim prej 102 milion lek nga qeveria shqiptare, ende nuk është hartuar platforma e eksponateve dhe mbetet i pazgjidhur sistemi i kondicionimit të ajrit.
     Rikonstruksioni i muzeut arkeologjik më të madh të vendit nisi në shtator të vitit 2011, por punimet u ndërprenë disa herë për shkak të një paqartësie në pronësinë e truallit në pjesën e pasme të oborrit, si dhe në vështirësitë e hasura për transferimin e fondeve të strehuara prej vitesh në katin e tretë të godinës.
     Magazina që u ndërtua para një viti është shumë e vogël. Ajo mban vetëm një pjesë të fondeve dhe arkeologët kanë vënë në raftet metalike vetëm një të tretën e trashëgimisë, ende të pashqyrtuar të muzeut. Janë mbi 20 mijë objekte të inventarizuara prej vitesh, shumë prej të cilave aktualisht ndodhen në qiell të hapur, [ka rrezikon shumë të ardhmen e tyre.
     Ndërkaq mjediset e brendshme të muzeut, megjithëse të rindërtuara vazhdojnë të jenë të pavizitueshme për dy motive. Mungesa e fondeve për blerjen e një aparature qendrore për kondicionimin e ajrit, i bën të pamundura vizitat në muze. Ato mbeten të pamundura, edhe për faktin se eksponatet e muzeut duhet të riformulohen sipas një platforme të përgatitur nga arkeologët dhe arkitektët më në zë të vendit. Mungesa e fondeve për të dy elementët, duke se do ta shtyjë për një kohë të pacaktuar rihapjen e muzeut arkeologjik të Durrësit.

Muzeu arkeologjik, krenaria e trishtuar 

Muzeu arkeologjik është një nga krenaritë e qytetit të Durrësit. I ndërtuar mbi bazën e një projekti të hartuar që në vitin 1982 ai është dëshmitar I veprimtarisë së një plejade të shquar arkeologësh, që drejtoheshin me pasion dhe kompetencë nga Bashkëpuntori I vjetër shkencor Vangjel Toçi.
     Ishte meritë e arkeologut të shquar ToçI, krijimi I këtij muzeu në një godinë tjetër në vitin 1951, e më pas edhe zbulimi I monumenteve të njohura si: amfiteatri antik (1966), termat romake (1963), mozaiku “Bukuroshja e Durrësit” (1959) dhe ai I hipokampit (1947), e plot monumente të tjera në qendër dhe në periferi të qytetit. Një pjesë e objekteve arkeologjike, që u vendosën fillimisht në eksponatet e muzeut të vjetër, në vilën pranë shëtitores “Taulantia” u zhvendosën në vitin 2002 në Muzeun e ri arkeologjik, që u ndërtua vetëm 200 metra më në veri, në të njejtën rrugë. Vetëm në katin e parë të godinës në fillim të rikonstruksionit ndodhen rreth 2100 objekte që i përkasin periudhës para themelimit të qytetit deri në shekullin e 4-rt pas erës sonë.
     Një projekt që zgjati gati 20 vjet dhe që më në fund I dha qytetit antik atë që meritonte prej kohësh: një hapësirë muzeale për ekspozimin e qindra e mijra objekteve, dëshmi e një trashëgimie të pasur kulturore, sociale dhe ekonomike të papndërprerë në shekuj. Sidoqoftë projektet për rivitalizimin e katit të dytë dhe të tretë, ku duhet të vendoseshëin të gjitha objektet e zbuluara dhe që datojnë në periudhën mesjetare vazhdojnë të mbesin në sirtarët e institucioneve të monumenteve e të arkeologjisë në Tiranë.
     Muzeu arkeologjik i Durrësit dhe amfiteatri antik janë dy nga pikat më të vizituara të Durrësit, qendra të rëndësishme të turizmit historik dhe tepër të vlerësuar nga specialistët e huaj.
     Një vemendje më e madhe ndaj këtyre burimeve të rëndësishme për qytetin do ti kishte dhënë Muzeut dhe objekteve të tjera historike dhe arkeologjike në Durrës shifra të larta vizitorësh, njëlloj si Muzeu historik kombëtra “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, i cili çdo vit mikpret rreth 100 mijë vizitorë.
     Qytetarët do të presin përsëri përfundimin e odisesë 2-vjeçare të rikonstruksionit, me shpresën që muzeu të bëhet funksional sa më parë./a.g/http://www.ata.gov.al/NewsStyle.aspx?NewsItemID=616084&News_Date=17/11/2013

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate