ELBASAN, -07/11/2013
ATSH-Miranda Sadiku /- Rreth 7 kilometra larg qytetit të Elbasanit, në majën e fshatit Shelcan, i shtrirë në faqe kodrash dhe i përbërë prej disa lagjesh, larg njëra tjetrës, ndodhet Kisha e Shën Kollit.
Nga ndërtesa e vjetër në këtë kishë më e rëndësishme mbetet veshja e brendshme me afreskat e piktorëve të mesjetës Onufri dhe Kostandin Shpataraku.
Riparimi i fundit mësohet se është bërë në vitin 1988, ku u bë i mundur restaurimi i gungës dhe të hajatit, por mbeti pa rindërtuar këmbanorja. Vlen të përmendim se kanalizimet dhe rrethimi i plotë i këtij objekti me rëndësi jo vetëm fetare krijuan një farë mbrojtje. Prifti i fshatit, Pal Qosja, kërkon restaurimin sa më shpejt të veshjeve të brendshme të mureve të plasaritura në shumë vende.
Një dëmtim i tillë shkatërron në mënyrë të pariparueshme ikonat që vijnë në këto ambiente që nga shekulli i XV- XVI-të.
Historiani Kreshnik Belegu thotë se "kisha është njënefshe, me hajate të vona, sot të zbuluara, nga jugu dhe perëndimi. Në anos hyhet nga ana perëndimore, ndërsa dikur ka pasur edhe një portë në anën jugore, që sot është murosur. Kisha është me dysheme me pllaka guri të çrregullta, ndërsa është e mbuluar me çati me kapriata pa tavan, restaurim i vitit 1969. Naosi ndahet nga ambienti i altarit nga një ikonostas prej muri të pikturuar. Ai ka dyer, një në qendër dhe një në anën veriore. Me përjashtim të murit lindor të kishës, muret e tjera janë të suvatuara, kështu që nuk dallohet teknika e ndërtimit të tyre".
Muri lindor, i cili ka në qendër një apsidë rrethore me një dritare të ngushtë dhe të lartë në mes, dëshmon se kisha e Shën Kollit ka qenë e ndërtuar përpara pushtimit turk. Dritarja mbulohet nga një hark me tulla radiale. Absida ka në pjesën e sipërme një dekor tullash të vendosura zigzak, që duhet të jetë e vonë. Si absida, ashtu edhe i gjithë muri lindor janë ndërtuar në klausonazhe me dy tulla vertikale apo që kanë nga dy rreshta tullash horizontale. Përsa i përket datimit mendohet se duhet t’i takojë fundit të shekullit të XIV, duke u nisur për këtë nga teknika e ndërtimit, me dy madje dhe me tre rradhë tullash horizontale.
Vizitori gjen në ikonat e Onufrit të pikturuar nën maskë shenjtorësh banorë të trevave të Shpatit gjë që shprehet me gjallërinë dhe sytë shprehës të të pikturuarve, me të kuqen karakteristike të Onufrit.
"Ky ikonograf i madh ka nisur të pikturojë në këtë kishë në vitin 1554, ku ngjyrat ruhen të freskëta edhe sot" , thotë Belegu.
Mjeshtri Onufri është piktor i lindur, afresket e tij të çudisin me përpjestimet e përsosura, me plastikën në trajtimin e figurës, me elegancën dhe hollësinë e jashtëzakonshme të formës, dhe kjo vërteton më së miri se ai i përket shkollës së Kostandinopojës, tradita e së cilës ka qenë e gjallë në Shqipëri edhe shumë vjet pas rënies së Kostandinopojës.
Kjo kishë disa herë në vit, por kryesisht në vigjilje të pashkës, grumbullon disa qindra besimtarë jo vetëm nga Shelcani, por edhe nga fshatrat përreth që nga Kryezjarthi, Trepshenishti e deri nga fshatra të thella të shpatit.
"Ndërtesa e vetë kishës është e vogël për të mbajtur në gjirin e saj ata qindra besimtarë të ardhur, kështu që festa vazhdon edhe jashtë mureve të saj", thotë Pal Qosja.
Sipas tij, Instituti i Monumenteve të Kulturës ka ndalur ndezjen e qirinjve jo vetëm në brendësi, por edhe në hajatin e kishës për të mbrojtur afresket e rralla, por ky vendim nuk para gjen zbatim.
Kjo vë në një rrezik të përhershëm dëmtimin përfundimtar të këtyre veprave të rralla të artit figurativ e kishtar. Kisha e Shën Kollit si e vetmja që i ka shpëtuar rrënimit të viteve në këtë fshat që ka mbrojtur ortodoksinë e tij gjatë 500 vjetëve të sundimit otoman vazhdon të shikohet nga shelcanakët si një perlë e ardhur nga lashtësia dhe që duhet mbrojtur nga çdo dëmtim.
Interesimi i fshatarëve bën që kjo kishë relativisht e lashtë të qëndrojë në këmbë për t’i shërbyer besimtarëve dhe turistëve të shumtë, që trokasin çdo vit dyerve të saj./k.s/s.s./
http://www.ata.gov.al/NewsStyle.aspx?NewsItemID=613492&News_Date=07/11/2013

Nessun commento:
Posta un commento