14 novembre 2013

"Express": Qeveria shqiptare refuzon armët kimike, transferohen në Trepçë (14 Nentor 2013 - 18:18)


PRISHTINË - 14 Nentor 2013 - 18:18
A do ta zgjidh Qeveria e Kosovës një ngërç ndërkombëtar. Pas Shqipërisë po përmendet si opsion Kosova.

Gazeta Express në Kosovë ka mësuar se tashmë pothuajse është i sigurt refuzimi që qeveria shqiptare do t'i bëjë depozitimit dhe shkatërrimit të armëve kimike të Republikës së Sirisë.

Disa burime bëjnë të ditura se si opsion i dytë, në rast se Shqipëria refuzon, do të mbetet si mundësi Republika e Kosovës.

“Ka pas diskutime të kësaj natyre edhe në vendet e NATO’së. Ekziston dy mundësi, që ato armë kimike për momentin të depozitohen në strehimorët e aeroplanëve ushtarak nën malin e Goleshit, ose si mundësi e dytë shkatërrimi i tërësishëm i tyre në furrat e shkritores së Trepës”, thonë burimet.

Sipas të njëjtave burime Qeveria e Kosovës nuk e ka përjashtuar tërësisht ketë opsion, por ka përmendur investime në fushën e mbrojtjes së ambientit, si kompensim për ketë shërbim që po i bëhet në zgjidhjen e e këtij ngërçi ndërkombëtar.

Arsyeja përse është gjetur Kosova në këtë kombinim, thuhet sipas burimeve të mirinformuara, janë raportet e mira që Qeveria e Kosovës ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në rast se kryhet ky shërbim, mund të ndodhë edhe ndonjë njohje e rëndësishme, që deri më tash nuk është paramenduar”.

Përndryshe Ministria e Punëve të Jashtme dhe ministri Hoxhaj prej kur ka filluar konflikti në Siri ka qenë vazhdimisht aktiv me komunikata të ndryshme, duke e krahasuar atë konflikt me luftën në Kosovë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/kosova/2727/express-qeveria-shqiptare-refuzon-armet-kimike-transferohen-ne-trepce-187020.html#sthash.YZbh8vsn.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate