-Përmbledhje e takimeve të zhvilluara nga Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit gjatë Panairit Botëror të Turizmit në Londër-
TIRANË, 9 Nëntor/ATSH/-Shqipëria ka marrë pjesë në Panairin Botëror të Turizmit, World Travel Market, të mbajtur në Londër, nga data 4-7 nëntor.
Vendi ynë është përfaqësuar nga një delegacion i kryesuar nga Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni.
Në përmbledhje të këtij eventi dhe takimeve të zhvilluara nga ministrja Gjermeni, zyra e shtypit e këtij dikasteri bën të ditur se ditën e parë të panairit, Gjermeni e nisi me një takim të zhvilluar në stendën e Shqipërisë, me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, (UNWTO), Taleb Rifai.
Në takim u diskutua në veçanti për rishikimin e Ligjit të Turizmit, hartimin e Strategjisë për Turizmin 2014-2020, si edhe promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik.
Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i UNWTO premtoi mbështetje për Shqipërinë për promovimin e ofertës së saj turistike, për rritjen e kapaciteteve në fushën e turizmit, në procesin e rishikimit të ligjit dhe hartimit të strategjisë së turizmit, duke vënë në dispozicion ekspertët dhe asistencën e Organizatës Botërore të Turizmit.
Ministrja takoi në stendën e Shqipërisë edhe operatorë turistikë të vendeve të tjera, përfaqësues e gazetarë të rrjeteve televizive prestigjoze botërore, si CNN, BBC, etj. apo botues të ndryshëm në sektorin e turizmit, ndërsa axhenda e ditës së parë është mbyllur me një takim me arkitektë, konsulentë dhe profesorë në fushën e planifikimit urban.
Në ditën e dytë të Panairit,Gjermeni mori pjesë në Samitin e Ministrave të Turizmit, me temë, “Turizmi dhe politikat e aviacionit”, ku u diskutua për ndikimin e liberalizimit të vizave në turizëm, taksat në këtë sektor, si edhe probleme që lidhen me aviacionin dhe turizmin.
Në fjalimin e mbajtur, Gjermeni e konsideroi me rëndësi pjesëmarrjen në këtë event për Shqipërinë, jo vetëm për të mësuar nga eksperienca e vendeve të tjera më të zhvilluara në fushën e turizmit, por edhe sepse çështjet e diskutuara në samit janë aktuale dhe për zhvillimet në Shqipëri.
Ministrja ka zhvilluar disa takime me homologë të shteteve të tjera, si edhe përfaqësues të Këshillit Botëror të Turizmit, përfaqësues të kompanive që operojnë në këtë sektor, gazetarë, etj. pjesëmarrës në samit.
Në vijim të axhendës së takimeve të ditës së dytë, Ministrja Gjermeni është takuar me Shefin e Operacioneve në Ekipin Ndërkombëtar të Trajnimit të Kadetëve, David Bilcliffe, me të cilin ka diskutuar në lidhje me një projekt për të realizuar një bazë të trajnimit të kadetëve të rinj në Shqipëri, si një nismë që do t’i shërbejë ndër të tjera edhe turizmit dhe promovimit të vendit.
Në ditën e tretë të qëndrimit në Londër, Ministrja Gjermeni, ka zhvilluar disa takime në parlamentin britanik me deputetë dhe anëtarë të Grupit parlamentar britanik për Shqipërinë.
Takimin e parë znj. Gjermeni e ka zhvilluar me z. James Wharton, anëtar të House of Commons (Dhoma e Komunëve), me të cilin ka diskutuar për gjetjen e mënyrave për të promovuar turizmin shqiptar në Britani dhe për mundësinë e tërheqjes së investitorëve britanikë në Shqipëri.
Axhenda ka vijuar me takime të Ministres me përfaqësues të kompanive dhe investitorëve të huaj me bazë në Londër, Adam Smith International dhe EEC (Ethical Energy Consortium), si edhe përfaqësues të stafit realizues të programeve televizive të Rick Stein, në rrjetin prestigjoz të BBC-së, dedikuar gatimeve dhe kuzhinës.
Me producentët e programit të mirënjohur është diskutuar për nisjen e një cikli të ri emisionesh për kuzhinën bizantine, pjesë e të cilit do të jetë edhe Shqipëria. Ata kanë kërkuar mbështetje dhe bashkëpunim nga ana e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit.
Gjermeni e vlerësoi këtë cikël emisionesh për ushqimet dhe kuzhinën si një mundësi shumë e mirë për promovimin e Shqipërisë, ndërsa ofroi mbështetje për stafin e BBC-së.
Në fund të axhendës së saj të qëndrimit në Londër, Gjermeni ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga shoqata e komunitetit shqiptar në Angli, “Shpresa Programme”, për shkëmbimet ndërkulturore mes komuniteteve, bilingualizmin dhe respektimin e diversitetit mes popujve.
Pjesëmarrja në Panairin Botëror të Turizmit dhe axhenda e takimeve të tjera të Ministres Gjermeni në Londër shërbeu jo vetëm për të promovuar Shqipërinë në tregun botëror të turizmit, por edhe për të zhvilluar takime me homologë të vendeve të tjera, deputetë të Parlamentit Britanik, si edhe për të vendosur kontakte dhe shkëmbyer ide me kompani të rëndësishme në fushën e turizmit dhe planifikimit urban, operatorë turistikë të vendeve të tjera, gazetarë, botues, etj.
Panairi i Londrës, së bashku me atë të Berlinit, vleresohen si dy më të mëdhenjtë dhe më të rëndësishmit në kalendarin vjetor të panaireve të turizmit në Europë, ndërsa shërbejnë si një mundësi e mirë edhe për operatorët turistikë shqiptarë për të vendosur kontakte, ose për të thelluar bashkëpunimin me operatorët turistikë të vendeve të tjera, apo me kompani që operojnë në fushën e turizmit. /a.gegvataj/

Nessun commento:
Posta un commento