17 novembre 2013

Historiku i çlirimit të Tiranës Bozdo: I ftoj qytetarët të njihen nëpërmjet aktiviteteve të qendrës “Ten”

17 nëntor 2013 14:41
Qendra multifunksionale “Ten” ka zhvilluar aktivitetin “Dita e Çlirimit të Tiranës”. Në këtë aktivitet është hapur edhe ekspozita me  rreth 30 fotografi nga çlirimi i Tiranës, “Momentet nga Lufta për Çlirimin e Tiranës” si dhe dokumentari me titull: “Tirana, atje ku preken ëndrrat”.
 
Aktivitetin e ka vizituar nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Enno Bozdo, i shoqëruar nga drejtori i Artit dhe Kulturës në Bashkinë e Tiranës, z. Arben Skënderi. Nënkryetari Bozdo ka vlerësuar hapjen e ekspozitës dhe shfaqjen e filmave dokumentarë, si iniciativë e ndërmarrë nga Bashkia Tiranë dhe që i shërben qytetarëve të Tiranës për të njohur më shumë historikun e saj.
“Kemi këtu në qendrën  “Ten” sot, një ekspozitë të vogël por shumë shumë interesante të historisë së Tiranës. Nëpërmjet fotografisë tregohet një periudhë historike e Tiranës, periudha midis dy luftërave botërore, ditët e luftimeve për çlirimin e Tiranës si dhe periudha menjëherë pas saj. Besoj se do të jetë interesante për të gjithë qytetarët e Tiranës, të vijnë të vizitojnë jo vetëm galerinë që kemi këtu, por edhe një dokumentarë për historikun e Tiranës, i cili do të shfaqet për të gjithë qytetarët e Tiranës këto ditë.
E pra, dua të përgëzoj stafin e qendrës “Ten”, për këtë aktivitet kulturor, jo vetëm domethënës por edhe shumë interesant dhe shpresoj që qytetarët e Tiranës të gjejnë kohën të gjejnë mundësinë të vijnë ta vizitojnë dhe me siguri do të ndihen jo vetëm krenarë për historinë e qytetit tonë të dashur, por edhe shumë të shpërblyer në kuriozitetet e tyre për historinë tonë” - tha Bozdo.
Qendra  multifunksionale “Ten”, për të gjithë qytetarët kryeqytetas do ta mbajë të hapur ekspozitën dhe do shfaqë filma dokumentarë, deri në fund të festave të nëntorit si dhe do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 8.00 deri në orën 19:00 e darkës.http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/36336

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate