19 novembre 2013

“Urbanika”, Shqipëria e pastër por jo vetëm në datën 22 nëntor



TIRANË - 19 Nentor 2013 - 21:10
Shqipëria e pastër nga mbetjet, ishte në qendër të emisionit “Urbanika”, në A1 Report. Të ftuar në studion e gazetares Mirjeta Ngjela, ishin specialistë të mbetjeve kimike, personazhe të njohur të ekranit dhe specialistë të fushës. Në studio debati u përqendrua në pastrimin e Shqipërisë në datën 22 nëntor.

Gjatë emisionit është bërë thirrje që në datën 22 nëntor të dalim të gjithë që të mbajmë pastër ambientin.

Të ftuar në studio ishin, Polikron Horeshka, specialist për mbetjet, Qerim Ismeni, Shoqata Mjedisore, ambientalist, inxhinier kimist, Ervin Shehaj, drejtues i  nismës “Të pastrojmë Shqipërinë”. Gjithashtu të pranishëm ishin edhe këngëtaret dhe artistët, Julka Grami, Gerta Heta, Desara Karaiskaj, Saimir Strati.

Të ftuarit e nisën diskutimet e tyre që nga protesta kundër armëve kimike dhe më pas bashkëbisedimi shkoi në datën 22, dita e pastrimit të Shqipërisë. Më i ashpër ka qenë Polikron Horeshka, specialist për mbetjet kimike, sipas të cilit, shqiptarët e para ’90 ka pastruar më shumë territorin e tyre, ndërsa pas ardhjes së demokracisë, ambienti i përbashkët u la në mëshirë të fatit.

Përfaqësuesi i ministrisë së Mjedisit, Polikron Horeshka, i pranishëm në emision tha se, ky institucion nuk do ta lëjë me kaq, po nisma do të vazhdojë edhe më tej. Ai deklaroi se bashkia e Tiranës, duhet të kishte nisur gjatë këtij viti, të kishte nisur ndarjen e plehrave në kosha të ndryshëm.
 
Sipas këngëtares, Gerta Heta, të huajt janë të parët ata që e vënë re faktin e ndotjes. Sipas saj, shumë personazhe të huaj e kanë vënë në dukje këtë fakt. Heta tha se, pastëria është një detyrim ndaj fëmijëve.

Ndërsa, përfaqësuesi i ministrisë së Mjedisit, deklaroi se, në vendin tonë ka disa biznese që merren me trajtimin e plehrave dhe mbetjeve të ndryshme. Ndërsa në lidhje me landfillet e ngritura, sipas Horeshkës, janë disa kushte që plotësohen që të ngrihet një vendgrumbullim plehrash. Sipas tij, në Shqipëri aktualisht janë 65 landfille dhe deri në vitin 2020 në vendin tonë do të ketë vetëm 12 landfille, me qëllim që çdo qark të ketë nga një vend depozitimi të mbetjeve.

Artisti Sajmir Strati, duke folur për pastërtinë e Shqipërisë, kujtoi një fakt se në vitet 1780 në Shkodër, kush hidhte mbeturina gjobitej. Edhe për këngëtaren Gerta Heta, duhen ndëshkime për çdo person i cili ndot ambientin, pasi sipas saj, frika bën që shqiptarët të mos sjellin probleme.

Ervin Shehaj, nismëtari i aksionit të 22 nëntorit, tha se, vullnetarët do të bëjnë të pamundurën brenda kësaj dite, por për më gjatë, duhet të jetë pushteti vendor ai i cili duhet të vazhdojë pastrimin. Sipas tij, qytetarët në këtë ditë do të mund edhe të vetëorganizohen, çdo kush në pallatin e tij, në lagjen e tij, dhe të gjithë qytetarët për qytetin e tyre. “Gjatë udhëtimeve që kemi pasur nëpër Shqipëri, kanë qenë mijëra qytetarë që i janë bashkuar kësaj nisme”, tha Shehaj.

Sipas tij, në çdo qytet të Shqipërisë ka grupe të caktuar që do të dalin të parët. Në Tiranë janë tre grupe, si tek stadiumit “Dinamo”, në Kombinat, tek oxhaku në Allias. Por bashkë me grupet sipas tij, duhet që edhe banorët të bëhen bashkë dhe të dalin e pastrojnë.


(Redaksia online)
(ac/shqiptarja.com)
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/urbanika-shqip-ria-e-past-r-por-jo-vet-m-n--dat-n-22-n-ntor-187697.html#sthash.5ieWc8Va.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate