27 novembre 2013

Muzeu Kombëtar merr dhuratë 40 portretet e firmëtarëve

27 Nëntor 2013 - 09:49 Muzeu Kombëtar merr dhuratë 40 portretet e firmëtarëve

TIRANE-Muzeu Kombëtar do të ekspozojë për herë të parë fotografitë e 40 firmëtarëve të Pavarësisë. Imazhet e tyre i janë bërë dhuratë nga studiuesi Niko Kotherja. Mund të tingëllojë e çuditshme, por vetë muzeu, si një ndër ngrehinat më të rëndësishme të kujtesës kombëtare, deri më sot, nuk i kishte këto portrete. E megjithëse ky përvjetor i 101-të i shpalljes së Shqipërisë të mosvarme duket se do të jetë i vakët, institucioni sot në drekë sjell para publikut një ekspozitë me fotoportretet dhe firmat e atdhetarëve që më shumë se një shekull më parë e bënë vendin e copëtuar shtet!

Kotherja, i njohur si koleksionist e studiues, prej vitesh ka punuar për të mbledhur tok, imazhe të rilindasve: herë të humbura, herë të harruara e herë tjetër, vështirë të identifikueshme me emrat e firmat në deklaratën e Pavarësisë. Më së fundmi, ia doli t’i mbledhë një vit më parë e sot i dorëzon pranë MHK-së. Firmëtarët janë: Firmëtarët (sipas një artikulli të botuar nga A. Meksi) janë: Ismail Qemal Beu, Ilias Be’ Vrioni, Hajredin Be’ Cakrani, Xhelal Be’ Skrapari (Koprencka), Dud (Jorgji) Karbunara, Taq (Dhimitër) Tutulani, Myfti Vehbi Efendiu (Agolli), Abas Efendi (Çelkupa), Mustafa Agai (Hanxhiu), Dom Nikoll Kaçorri, Shefqet Be’ Daiu, Lef Nosi, Qemal Beu (Karaosmani), Midhat Be’ Frashëri, Veli Efendiu (Harçi), Elmas Efendiu (Boce), Rexhep Beu (Mitrovica), Bedri Beu (Pejani), Salih Xhuka (Gjuka), Abdi Be’ Toptani, Mustafa Asim Efendiu (Kruja), Kemal Beu (Mullaj), Ferid Be’ Vokopola, Nebi Efendi Sefa (Lushja), Zyhdi Beu (Ohri), Dr. Myrtezai (Ali Struga), Nuri Efendi Sojli, Xhemal Beu (Deliallisi), Ymer Beu (Deliallisi), Zyhni Efendiu (Kanina, Mustafaraj), Aristidh Ruci, Kjazim Kokoshi, Jani Minga, Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja (Emanuil), Dhimitër Beratti, Pandeli Cale, Athanas Floqi, Spiro Ilua, Luis Gurakuqi.

FESTIMET Ky 101-vjetor duket se do të jetë tejet i vakët. Asgjë nuk është lajmëruar të jetë parashikuar nga institucionet kulturore, veç në mos janë lënë “surprizë” e çasteve të fundit. Ekspozita e Kotheres duket të jetë e vetmja që përkujton Pavarësinë, ndërsa Çlirimin, që shënohet më 29 nëntor, MHK e shënon duke qenë i hapur 24 orë për publikun. Nata e Bardhë është ajo që rikthehet, duke u shërbyer më së shumti bizneseve, që presin klientë për të rritur fitimet e tyre. Po në MHK, në sallën “Unesco” do të shfaqen filma shqiptarë me temë nga lufta. Hyrja do të jetë falas.

(a.n/ Gazeta Shqipatre/BalkanWeb)http://www.balkanweb.com/kultur%C3%AB/2691/muzeu-kombetar-merr-dhurate-40-portretet-e-firmetareve-160745.html

Dhe... Shfaqen për herë të parë 5 fotoportrete të firmëtarëve të pavarësisë
Koleksionisti Niko Kotherja ia dhuron Muzeut 
Pesë fotoportrete të firmëtarëve të pavarësisë Nuri Sojliu, Xhemal Dealiallisi, Ymer Dealiallisi, Lef Nosi, dhe Dhimiter Berati bëhen publike për herë të parë nga koleksionisti Niko Kotherja. Fotot mendohet se janë shkrepur para dhe pas shpalljes së pavaresisë së vendit.

Fotoportretet e 40 nënshkruesve të Aktit të Pavarësisë, Kotherja ia dhuroi muzeut Historik Kombëtar, për t’i ekspozuar në pavionin e periudhës së pavarësisë.
Kjo ekspozitë vjen në kuadër të festave të nëntorit në Muzeun Historik Kombëtar dhe do të qëndrojë e hapur për 3 ditë në hollin qendror.
http://www.abcnews.al/lajme/kulture/4/36684


Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate