07 novembre 2013

Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova thellojnë bashkëpunimin ekologjik, Mali Sharr-Korabi-Deshati shpallet zonë e mbrojtur ndërkufitare

07 nëntor 2013 19:57
 Në mbledhje e dytë trepalëshe ministrore që u mbajt në Kodrën e Diellit afër Tetovës, ministrat e Mjedisit Jetësor të Maqedonisë dhe Shqipërisë, Abdilaqim Ademi dhe Lefter Koka, dhe zëvendës ministri i Kosovës Shpëtim Rudi, diskutuan për aktivitetet që janë ndërmarr dhe që do të ndërmerren për shpalljen e rripit “Mali Sharr – Korabi – Deshati” për zonë të mbrojtur ndërkufitare. Ministri Ademi theksoi se Maqedonia një kohë të gjatë punon në këtë projekt për shpalljen e Sharrit për park nacional. 
Shqipëria dhe Kosova nga ana e tyre tani më kanë  deklaruar një pjesë të territorit për zonë të mbrojtur. Mbetet që e njëjta të bëhet nga ana maqedonase. 
Ky takim, i cili për të dytën herë radhazi organizohet në nivel të shtetit, e mundësoi  përforcimin e partneriteteve lokale dhe kontakteve punuese ndërshtetërore, me çka do të mundësohet zhvillim i bashkëpunimit më të ngushtë ndër-kufitar dhe menaxhim i qëndrueshëm me ekosistemet e përbashkëta ndërkufitare malore. 

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate