15 novembre 2013

ATA ( Shoqata Shqiptare e Turizmit); Armët kimike do të kishin impakt negativ në imazhin turistik të Shqipërisë

protwesteShoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) deklarohet prerë kundër transferimit dhe shkatërrimit të armëve kimike siriane në vendin tonë. Sipas ATA një hap i tillë kërcënon haptazi turizmin, si industria udhëheqëse për ekonominë shqiptare, duke u shprehur:
“Këto ditë më shumë se kurrë mbarë opinioni publik ka ngritur shqetësimin për rrezikun që bart një vendim për transferimin e armëve kimike dhe shkatërrimin e tyre në vendin tonë. Ende pa u marr një vendim, cilido qoftë, Shqipëria po artikulohet në mediat vendase dhe veçanërisht në ato të huaja si destinacion ku do të shkatërrohen armë kimike. Përveç rrezikut të drejtpërdrejtë të këtyre armëve nga i cili jemi të shqetësuar me të drejtë të gjithë, edhe vetë jehona që përcjell diskutimi për pranimin e mundshëm të tyre nga vendi ynë, ka një impakt negativ direkt në imazhin turistik të Shqipërisë, të cilin po mundohemi të ndërtojmë më shumë mund e përpjekje”, thuhet në një deklaratë për mediat.
ATA thekson se turizmi është sektori kryesor që kontribuon në ndërtimin e imazhit të një vendi, e në punësimin e masës më të madhe të njerëzve, por gjithashtu është dhe sektori që preket më lehtë negativisht nga çdo ngjarje që ka të bëjë me sigurinë e një vendi.
Në këtë kontekst ajo deklaron se importimi i armëve kimike dhe shkatërrimi i tyre në vend është një goditje fatale për turizmin e brishtë shqiptar të shpallur si prioritar nga vetë kjo qeveri.
“Një vendim i tillë do shuante njëherë e mirë kuriozitetin në rritje të vizitorët të huaj për të ardhur në Shqipëri duke kontribuar në pasoja negative të pashbëshme për këtë industri me potencial të jashtëzakonshëm”,- përfundon deklarata e ATA.
15 nëntor 2013 (gazeta-Shqip.com)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate