22/11/2013
Në protestë për mbrojtje të natyrës artisti Ilir Kaso në bashkëpunim me “Miza Galeri” shfaqi videon “I am the river”. Një mbrëmje që ftonte vizitorët të bëheshin pjesë e një diskutimi rreth një dokumenti të nënshkruar më 8 korrik të këtij viti, nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës së bashku me Ministrinë e Mjedisit në Greqi. Ky dokument që bëhet publik nga artisti si një protestë qytetare, zbulon se përfaqësuesit e ministrive të dy vendeve kanë nënshkruar një dokument, ku aprovohet një projekt për devijimin e lumenjve në veri të Greqisë dhe pasurimin e ujërave të liqenit në Janinë. Në këtë listë lumenjsh ndodhet edhe lumi Vjosë, i cili fillon rrugëtimin e tij diku në Vuvusa, në veriperëndim të Greqisë dhe vazhdon rrjedhën e tij natyrale drejt detit Adriatik, në Vlorë, jug të Shqipërisë. Sipas këtij dokumenti të nënshkruar mes dy ministrive, 70 milionë metër kub ujë duhet devijuar çdo vit nga burimi i lumit të Vjosës që është diku në zonën Vovousa në Greqi, që vazhdon në veriperëndim e ku ajo derdhet në veriperëndim të Vlorës.

Ilir Kaso proteston artistikisht me një video-instalacion. Sipas tij, edhe pse projekti nuk po zbatohet, ai shkel konventat ndërkombëtare dhe prek drejtpërdrejt jugun e Shqipërisë. Në mënyrë simbolike Kaso e titullon video-instalacionin “Unë jam Lumi”, dhe bashkë me vizitorët që vijnë të shohin punën e tij në “Miza Galeri”, ai apelon për dëmin e madh që mund t’i shkaktohet natyrës nëse projekti i ministrive greke vihet në zbatim.
Në pak minuta video, përmes rrëfimeve të banorëve nga fshatrat e Përmetit apo Tepelenës, artisti përpiqet të tregojë sesi jeta e tyre është e lidhur ndër shekuj me lumin Vjosë. Mjetet shprehëse të krijimtarisë së Ilir Kasos janë animacioni, fotografia dhe video-instalacioni. Kombinimi i këtyre instrumenteve është një urë që përcjell mesazhin thelbësor të artistit, ndërsa teknologjia është një element thelbësor i tregimit. Ilir Kaso ka lindur në Shqipëri në vitin 1982. Ai është diplomuar në arte grafike në vitin 2005, në Universitetin e Arteve në Tiranë. Fitues i ‘Special Diploma’ për eksperimente në animacion grafik dhe të vizatuara në Festivalin Ndërkombëtar të Animacionit ‘Ballkanima’, edicionin e dytë në vitin 2005. Çmimin “Artisti më i Mirë Bashkëkohor” në vitin 2007. Fitues i ‘Public Award’ në TIFF, në vitin 2009 etj. Veprat e tij artistike shqyrtojnë realen dhe jorealen, ëndrrën dhe realitetin si një gjendje e vazhdueshme ankthi artistik, personal dhe universal. Ilir Kaso u lind në vitin 1982 në Përmet dhe aktualisht jeton dhe punon në Tiranë. Është fitues i disa çmimeve kombëtare për filmin e animuar.
Nessun commento:
Posta un commento