Do të trajnojnë muzeologët shqiptarë për konservimin e armëve dekorative dhe luftarake
06 nëntor 2013 14:50
Kushtet e ekspozimit te objekteve muzeale prej vitesh janë problem shqetësues në Muzeun Historik Kombëtar. Të gjithë e mbajmë mend se edhe ardhja e armëve të Skënderbeut në Shqipëri për ekspozim në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë u limitua në 3 muaj, për shkak të mungesës së kushteve të muzeut. Edhe ky ekspozim u shoqërua nga një shpure ekspertësh austriakë.
Aktualisht ka nje sinjal pozitiv, pasi specialistët e Muzeut të Armëve në Angli kanë mbërritur në Tiranë për trajnimin e muzeologëve shqiptare për konservimin e armëve dekorative dhe luftarake.
Restauratori Andy Holbrook thotë se konservimi i armëve është specifik. Ato kërkojnë kushte ruajtjeje dhe ekspozimi në temperature konstante si në verë edhe në dimër
Profesor Ferderik Stamati pranon se në muzete shqiptare mungon kualifikimi I konservuesve të objekteve të artiti dhe kushtet e ekspozimit..
Për herë të parë realizohet në vendin tonë një seminar për ruajtjen dhe prezantimin specific të armëve në vitrina. 12 punonjës të muzeve të ndryshëm u njohën me metodat e reja të konservimit.
Pas demostrimit të restaurimit mbi objekte konkrete muzeale,specialistet të huaj dhe vendas vizituan edhe pavionet e muzeut për tu njohur me kushtet optimale të ekspozimit të objekteve në vitrina.
http://www.abcnews.al/lajme/kulture/4/36012

Nessun commento:
Posta un commento