Reshjet e para të dëborës të cilat kanë sjellë edhe temperaturat e akullta, kanë bërë që të bllokohen disa akse rrugore në mbarë vendin, kryesisht në veri.Në qarkun e Shkodrës është bllokuar komuna Dukagjin, rruga drejt Vermoshit dhe disa fshatra të tjerë, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës të cilat kanë shënuar një trashësi prej disa dhjetëra centimetër.Ndërkohë edhe në rrethin e Pukës, në rrugët nacionale qarkullohet me vështirësi.
Beni shume kujdes nese do niseni per pushime keto dit festash, kontrolloni mire makinen tuaj, merni me vete badanije, uje dhe biskota te thata ne raste bllokimi rruge nga reshiet e debores.
Beni shume kujdes nese do niseni per pushime keto dit festash, kontrolloni mire makinen tuaj, merni me vete badanije, uje dhe biskota te thata ne raste bllokimi rruge nga reshiet e debores.
Reshjet e borës bllokojnë Veriun dhe Juglindjen, vështirësi në qarkullim
Ulja e ndjeshme e temperaturave 2 ditë e fundit ka sjellë reshje të shumta dëbore në zonat veriore dhe juglindore të vendit, duke shkaktuar vështirësi të shumta në qarkullimin mjeteve dhe izolimin e banorëve të fshatrave dhe komunave të thella.
Kështu që prej ditës së djeshme, aksi rrugor Pukë-Fushë Arrëz-Qafë Shllak paraqet vështirësi të shumta në qarkullimin e mjeteve të cilat mund të lëvizin vetëm me zinxhirë.
Gjithashtu, në komunat Lëkurë, Kalaja e Dodës dhe Kastriot të Dibrës dëbora ka sjellë vështirësi të shumta, të cilat bëhen dhe më serioze me mungesën e energjisë elektrike që prej mbrëmjes së djeshme.
Po ashtu, aksi rrugor Shkodër-Dukagjin është e bllokuar nga dëbora. Të bllokuara paraqiten edhe rruga e Vermoshit dhe rruga e komunës Shllak.
Reshje të dendura dëbore janë shënuar edhe në komunat e Elbasanit. Aksi rrugor Librazhd- Stërblevë paraqet vështirësi serioze në qarkullim, pasi trashësia e borës arrin në 15 cm.
27 nëntor 2013 (gazeta-Shqip.com)
Nessun commento:
Posta un commento