Nga MARKO DIKO
08 Nentor 2013 - 17:03BERAT- Pasi kanë mbërritur dje në Tiranën zyrtare, kryeministri i Melakës, Malajzi, së bashku me një delegacion që e shoqëronte kanë qenë sot në qytetin e Beratit.
Ata kanë zhvilluar një takim në bashkinë e Beratit, ku është firmosur një marrëveshje bashkëpunimi mes dy bashkive, asaj të Melakës dhe Beratit.
Delegacioni i kryesuar nga kryeministri Datuk Seri Ir Idris bin Hj Haron zhvilloi një takim me drejtuesit lokalë, takim i cili kishte si qëllim prezantimin e historikut, resurseve të dy bashkive.
Kryetari i bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi u shpreh në këtë takim të një niveli të lartë se distancat gjeografike mes dy bashkive janë shumë të shkurta përballë dashamirësisë së bashkëpunimit në fusha të rëndësishme.
Ndërkohë nga ana e tij kryeministri i Malajziz theksoi se lidhjet profesionale dhe miqësore do të vendosen mes dy bashkive dhe do të jenë shumë frutdhënëse, pasi ka mundësi shumë të mëdha bashkëpunimi.
Më pas u nënshkrua një marrëveshja që synon bashkëpunim në fushat e ekonomisë, kulturës, mjedisit dhe arsimimit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/berati-marreveshje-bashkepunimi-me-qytetin-e-melakes-ne-malajzi-186165.html#sthash.R6YRDSke.dpuf
Nessun commento:
Posta un commento