20 novembre 2013

TELEVIZIONI GJERMAN "MDR" DOKUMENTAR PËR TURIZMIN SHQIPTAR


Permasat: x
     TIRANË, 20 Nëntor/ATSH/.- Kanali televiziv gjerman "MDR" ka nisur të transmetojë një cikël dokumentarësh turistikë të gazetarit Thomas Junker, pjesë e të cilave është edhe Shqipëria.
     
Në serinë e parë, udhëtimi i tij nis nga Dubrovniku në Kroaci për të vazhduar më pas në vendin tonë. Thomas Junker pasqyron nga afër jetën e banorëve të Thethit, në Alpet e Shqipërisë, duke theksuar se ata jetojnë me turizmin dhe të ardhurat e siguruara prej tij. Gazetari gjerman shprehet i befasuar nga natyra e egër dhe peisazhet mahnitëse, por mbi të gjitha nga njerëzit dhe mikpritja e tyre. 
     Në minutat e dokumentarit dedikuar Shqipërisë dhe në veçanti zonës së Thethit, Thomas Junker, flet edhe për zakonet dhe gatimet tradicionale të zonës, siç është mishi i mjekur në hell fillon ne minuten 5.37 te linkut http://www.mdr.de/junkers-tagebuch/video161226.html. "Por Shqipëria mund të ofrojë një lloj turizmi krejt tjetër, atë detar, me plazhet e shumta që ka nga jugu në veri," rrëfen më tej në dokumentarin e tij gazetari gjerman. Ai nuk harron pa përmendur edhe bregdetin Shqiptar për të cilin thekson se mund të kalosh pushime të mira dhe të lira. Më tej, udhëtimi i Junker vazhdon në Izmir të Turqisë./b.l/./a.g/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate