Postuar më: 28 Janar 2014
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit njofton të gjithë të interesuarit se Konkursi Ndërkombëtar për Vijën Bregdetare të Vlorës zgjat afatin e pranimit të projekteve me 2 javë.
Për shkak të kërkësave të shumta nga ana e të interesuarve dhe për tu dhënë më shumë kohë të gjithë të interesuarve për të përgatitur propozimet e tyre, Ministria vendosi të shtyjë afatin e fundit të dorëzimit të dokumentacionit për këtë konkurs deri në datën 12 Shkurt 2014.
Konkursi Ndërkombëtar për Vijën Bregdetare të Vlorës u lancua më 28 Nëntor 2013. Deri më sot kanë aplikuar 95 projektues, nga të cilet 65 studio ndërkombëtare, 15 studio vendase dhe 15 grupime studentore.
Ne faqen zyrtare të konkursit www.vlorawaterfront.al mund të gjenden të gjitha detajet në lidhje me afatet dhe kriteret e përcaktuara për këtë konkurs.
Pas datës 12 Shkurt, juria ndërkombëtare e konkursit do të vleresojë propozimet dhe do të përzgjedhë 5 studio/propozimet më të mira, të cilat do të ftohen të paraqesin propozimet e tyre 'live' përpara jurisë ndërkombëtare.
Në datat 21 dhe 22 Shkurt 2014, do të zhvillohet faza finale e konkursit dhe përzgjedhja e fituesve. Ky aktivitet do të shoqërohet edhe me ekspozimin publik të propozime të paraqitura në emër të këtij konkursi për Vijën Bregdetare të Vlorës. http://www.turizmi.gov.al/al/newsroom/lajme/zgjatet-afati-i-pranimit-te-projekteve-per-konkursin-nderkombetar-per-vijen-bregdetare-te-vlores
Nessun commento:
Posta un commento