Premte, 10 Janar, 2014 | 13:28 pm
Drejtoresha e Trashëgimisë Kulturore, Zhuljeta Harasani “Në Gjirokastër, 15% e objekteve nevojë urgjente për ndërhyrje” “Gjirokastra ka nevojë
për shumë investime… po kërkojmë donatorë”. Kështu shprehet një ditë pas shembjes së një tjetër
shtëpie, asaj të Hadërajve, në qytetin e gurtë, drejtoresha e Trashëgimisë Kulturore Zhuljeta
Harasani. E sapovendosur në këtë pozicion, Harasani është shumë e ndërgjegjshme për
sfidën që ajo dhe institucioni në të cilin punon po përballet. Nisur nga rasti më i fundit në Gjirokastër, ajo tregon se ç’po bëhet për të parandaluar raste të ngjashme… Vetëm dy ditë më parë, në Gjirokastër u shemb një tjetër shtëpi, ç’po bën Ministria e Kulturës, që këto ngjarje të mos përsëriten? Është fatkeqësi që vazhdimisht ndodhin shkatërrime të monumenteve në qytetin e Gjirokastrës. Me gjithë përpjekjet e bëra deri tani nga ana e MTKRSsë,
institucioneve ndërkombëtare, OJQve, duket se problematika atje është më e thellë se kaq. Rasti më i fundit është ai i shtëpisë së Hadërajve që u dëmtua
pjesërisht. Ajo është një shtëpi e madhe me një çati 300 m katror, që vazhdimisht pëson dëmtime. Pranverën e kaluar u dogj dhe sot jemi në kushte që ajo rrezikon të dëmtojë edhe shtëpinë ngjitur. Sipas raportimit nga ana e drejtorit të Drejtorisë Rajonale në Gjirokastër, janë mbledhur bashkë me grupin e emergjencës dhe përfaqësues të Prefekturës dhe kanë konkluduar se së pari duhet të marrin disa masa urgjente dhe pastaj do të shohin se si do ta drejtojnë problemin e kësaj ndërtese në veçanti, por edhe të gjitha shtëpive që kanë këtë problematikë. Pra si fenomen në tërësi. Si do të procedohet me këtë shtëpi, por edhe më tej?
Aty do të bëhet një prishje e kontrolluar për të mos dëmtuar banesën ngjitur, por problemi qëndron pikërisht te menaxhimi i këtyre qendrave historike, siç janë Gjirokastra dhe Berati. Është një nga shqetësimet kryesore të Ministrisë së Kulturës dhe nuk mënoj të them se është dhe i vetë Kryeministrit, çka e tregon edhe fakti që tashmë kemi një ministri të posaçme për t’u marrë me problemet e kulturës. Kultura është një nga shqetësimet e ngritura në çdo bisedë dhe takim dypalësh. Si rezultat i këtyre takimeve është edhe fillimi i negociatave me TICAn, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim, e cila menjëherë pas takimit të dy kryeministrave, shqiptar dhe turk, reagoi menjëherë, solli presidentin e
TICAs, u zhvilluan takime dhe vizita në Gjirokastër për të parë problematikat që ka ky qytet. Në këtë moment që flasim është rënë dakord me TICAn që të bëhet një rilevim i qendrës historike të Gjirokastrës. Ministria e Kulturës dhe IMK po kontribuojnë për të vënë në dispozicion gjithë materialin e nevojshëm për këtë proces dhe mbi këtë bazë të nxirren edhe prioritetet. TICA është shprehur e gatshme të ndërhyjë edhe fizikisht për riparimin e këtyre monumenteve që janë në toplistën e urgjencave për ndërhyrje.
A keni ju statistika mbi gjendjen aktuale në Gjirokastër?
Sipas të dhënave nga Drejtoria Rajonale janë edhe dy objekte të tjera, të kategorisë së dytë, shumë të rrezikuara. Bëhet fjalë për shtëpitë e Gurgajve dhe Koçit. Ndërkohë që 1015% e shtëpive në Gjirokastër kanë nevojë për ndërhyrje urgjente. Vazhdimisht aty ka riparime, situata në Gjirokastër nuk është ajo që ka qenë, por megjithatë aty ka nevojë për shumë investime. Në mungesë të buxheteve të mëdha, ministrja Mirela Kumbaro dhe i gjithë stafi i Ministrisë po lobon pikërisht për këtë gjë, që të thithë gjithë donatorët dhe bashkëpunëtorët e mundshëm. Një nga problemet që del sa herë në raste shembje shtëpish është bashkëpunimi me pronarët, si do të vendoset ky komunikim? Në rastin konkret është një grup bashkëpronarësh dhe nuk janë nga ata në pamundësi për të ndërhyrë. Por, rastet ndryshojnë nga njëritjetri.
Problemi është më i madh në Gjirokastër, ku ka shumë shtëpi të braktisura me grupe të mëdha pronarësh, që e bën edhe më të vështirë negocimin me ta. Sa i takon bashkëpunimit me këta pronarë, që siç duket është e vështirë, bien në një mendje për të rijetëzuar objektin që kanë në pronësi, deri në rishikimin e ligjit për trashëgiminë, me patjetër do të gjendet mekanizmi i duhur që do t’i bëjë bashkë të gjitha palët për një rijetëzim efektiv të këtyre objekteve, sepse në këtë gjendje siç janë ato nuk mund të rrinë gjatë.
Kur flitet për rijetëzim, na vjen në mend projekti i paraardhësve tuaj. Do të vazhdojë ky proces?
Listat janë aty, do shihen rast pas rasti dhe pastaj do të vendoset. Gjithsesi, rijetëzimi është “thembra e Akilit” në këtë rast. Ne jemi shumë në favor të këtij procesi. Në kushtet e ekonomisë globale, të harmonizimit të interesave privatpublik, kjo punë nuk mund të zgjidhet ndryshe, por duhet të jetë shumë e kontrolluar. Bashkë me Këshillin Kombëtar të Restaurimeve, duam që të vëmë në korniza ligjore dhe shkencore dhe parametra ndërkombëtare bashkëpunimin privatpublik.
Nessun commento:
Posta un commento