16 gennaio 2014

Turizmi-Gjermeni: Të koordinojmë përpjekjet për t’i dhënë një hov cilësor zhvillimit të turizmit

1601 Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni ne tryezen e rrumbullaket me aktore te turizmit ne Shqiperi-Ligji aktual i turizmit dhe nevojat per permiresime Foto Florian Abazaj
Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni ne tryezen e rrumbullaket me aktore te turizmit ne Shqiperi-
TIRANE, 16 Janar/ATSH/- Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, kërkoi koordinimin e përpjekjeve nga të gjithë aktorët turistikë në mënyrë që zhvillimi i turizmit të marrë një hov cilësor.
Në një takim me grupet e interesit, mbi rishikimin e ligjt të turizmit, Gjermeni kërkoi nga njësitë vendore të bashkëpunojnë për pastrimin e territorit, si një ndër elementët kyç që i shërben zhvillimit të tij.
“Një Shqipëri e pastër e ekologjike do të bëjë të mundur zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm. Kemi detyrë të vështirë, por edhe të bukur për të promovuar bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe historike të cdo njësie vendore, të koordinojmë përpjekjet në mënyrë që turizmi të marrë një hov cilësor zhvillimi. Nëse vërtet do të donim një turizëm që të jetë konkurent kudo, në rajon kryesisht dhe më gjerë, duhet ta fillojmë patjetër me pastrimin e territorit. Me pastrimin e vendit , duke ofruar një Shqipëri të pastër, një histori ekologjike, një turizëm të qëndrueshëm dhe mendoj se të gjithë i kemi kapacitetet për ta realizuar këtë”, tha Gjermeni.
Gjithashtu ministria Gjermeni theksoi se zyrat e shërbimit turistik mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm për të promovuar çdo njësi vendore dhe potencialet që kanë këto bashki.
Përfaqësuesi i USAID-it, Victor Luboyeski, tha se mbështetja e USAID-it për rishikimin e ligjit ka nisur që në vitin 2008, ndërsa vlerësoi angazhimin e qeverisë së re në ketë proces. Sipas tij, turizmi është si një portë hyrëse për të gjithë sektorët e tjerë që operojnë në Shqipëri. “Të gjitha ata që kanë patur perceptime apo paragjykime përpara se të hynë në Shqipëri, në momentin që vijnë në Shqipëri këto paragjykime janë rrëzuar dhe ata janë të gatshëm të vizitojnë dhe të investojnë në Shqipëri”, deklaroi Luboyeski.
Shpeh herë, tha ai, ata që vizitojnë Shqipërinë e shndërrojnë veten e tyre, në ata biznesmene që blejnë produktet e bëra në Shqipëri. “Ligji i turizmit nuk do të ndihmojë vetëm sektorin e turizmit, por zhvillimin ekonomik në Shqipëri”, theksoi përfaqsuesi i USAID-it.
Sipas ekspertit të zhvillimit të turizmit në MZHUT, Enton Diamanti, përcaktimi i rregullave në fushën e turizmit dhe vendosja e standardeve synojnë rritjen e standardeve dhe silësisë së shërbimit turistik. “Objektivat kryesorë të ligjit ekzistues ishte përgatitja e një plani veprimi në nivel kombëtar me pjesemarrjen e të gjitha palëve, krijmin e fondit të zhvillimit për mbështetjen e sipërmarrjes turistike, garantimi i kritereve e standardeve të unifikuara, ashtu si edhe i një infromacioni të saktë për turistët .
Gjatë zbatimit, thotë ai, pati probleme, pasi nuk u krijua fondi i zhvillimit të turizmit, nuk u përkrahën sipërmarrjet turistike, nuk pati kontroll mbi këto sipërmarrje në kuadër të licencimit dhe klasifikimit. “Për këtë arsye mungonte vendosja e standardeve, subjektet deklaronin standarde të tjera, mungonte regjistrimi i sipërmarrjeve turistike, gjë që bëri të pamundur krijimin e një data base nga ana e ministrisë”, thekson Diamanti.
Sipas ekspertit të MZHUT, në ligjin e ri propozohet rishikimi i përkufizimeve, licencimi i ofruesve të shërbimeve turistike, agjencive të udhëtimit, operatorëve turistike dhe njësive të akomodimit.
“Është menduar klasifikimi i njësive akomoduese, të cilat do të bazohen në krijimin e standardeve të njësive akomoduese”, tha ai. Kjo, sipas Diamantit, do të cojë në rritjen e cilësisë së shërbimit, sepse gjithmonë do të përshatatet me standarde të përcaktuara, që mund të jenë shqiptare dhe ndërkombëtare. Kjo, tha ai, do të varet nga dëshira e njësive akomoduese, pasi do të lihet në funksion vullnetar.
Diamanti theksoi se me ligjin e ri do të kryhet certifikimi i guidave turistike dhe në bazë të një konkursi për guidat turistike, do të përcaktohen kriteret për guidat turistike. Do të ketë, thotë ai, guida të veçanta për llojet e turizmit që ofron vendi ynë. “Duke patur parasysh vendosjen e këtyre standardeve dhe licensimin e tyre, mund të behet edhe inspektimi i sipërmarrjeve turistike”, deklaroi Diamanti.
Ligji i turizmit në vendin tonë u hartua në vitin 2017 me asistencën e Organizatës Botërore të Turizmit. Ndërkohë ai ka pësuar ndryshime në vitin 2008 dhe në 2013. Nisma për rishkimin e ligjit, sipas Drejtores së Përgjithshme të Turizmit, Sofjola Kotelli, nuk ishte qëllim në vetvete i ministrisë, por ka ardhur si kërkesë e sektorit privat në takime të ndryshme për mosfunksionalitetin dhe pazbatueshmërinë e tij. “Ne kemi evidentuar një sërë problematikash që kanë të bëjnë me definicionet, mungesën e licencimit, standatizimit, klasifikimit të shërbimeve turistike apo njësive akomoduese, mirkordinimin e punës së ministrië dhe institucionet e njësive qëndrore, etj”, tha ajo./s.s./ http://www.ata.gov.al/turizmi-gjermeni-te-koordinojme-perpjekjet-per-ti-dhene-nje-hov-cilesor-zhvillimit-te-turizmit-20937.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate