Vlorë, 12 Janar/ATSH- Harilla Koçi/.- Bejaze Qejvani i është përkushtuar prej vitesh përgatitjes së sixhadeve, një traditë e hershme në fshatin Kallarat, 50 km në jug të Vlorës.
I prodhon ato në tezgjah. Është një zanat, që ajo e ushtron me mjaft pasion. Çdo ditë në orët e pasdites, apo në mbrëmje, ulet pranë tezgjahut që e ka montuar në një nga kthinat e banesës së saj dhe punon. Punon me orë të tëra. Harrohet pas thurrjes deri në mbrëmje apo mesnatë.
Është një pasion që e ka ushtruar që kur ka qenë vajzë e re. Nuk e ka harruar, as e ka lënë pasdore. Në “telajon” e montuar në tezgjah ajo hedh jetën e përditshme, të perceptuar nën një këndvështim të sajin. U kushton rëndësi ngjyrave, sepse ato, siç thotë ajo, janë vetë jeta. I ndodh shpesh që të rikthejë punën e një dite apo më tepër, sepse diçka nuk shkon në ato që ajo ka konkretizuar. Por, nuk lodhet. Kryesorja është që të dalë diçka e bukur, që t’i vlejë asaj dhe njerëzve, që do të marrin punët e prodhuara këtu, në këtë kënd të fshatit Kallarat.

Bejazja thotë se punon jo vetëm sixhade, por edhe gjëra të tjera siç janë çorapet, trikot, kapuçët e dorashkat prej leshi. Por, për të, pasioni i vërtetë është sixhadja. Prodhimet e saj tani i kanë mjaft familje në Vlorë, në Tiranë, por edhe në Itali.
Ka gjetur një mënyrë për të tregtuar ato që ka realizuar në tezgjah. Ka shfrytëzuar njohjet, të afërmit e saj, të cilët kanë gjetur edhe tregun. Në Itali, përmes të afërmve ka tregtuar një numër sixhadesh, që janë pëlqyer mjaft nga qytetarë italianë.
53 vjeçarja thotë se lëndën e parë, fijen e leshit, e blen tek punishtja e fshatit Kuç, ku ajo prodhohet me të gjitha ngjyrat. Por, një pjesë e siguron edhe nga bashkëfshatarët.
Cilësia e lartë e leshit të kësaj zone, është edhe një nga faktorët që ndikojnë në cilësinë e sixhadeve, të qylymave e prodhimeve të tjera. Sa për motivet ato janë produkt i fantazisë, ose i traditës.
Puna në tezgjah është një traditë e lashtë e vajzave të këtij fshati. Çdonjëra prej tyre, bashkë me pajën, merrte me vete edhe tezgjahun, me të cilin do të endte prodhime për nevojat e familjes, të të afërmve, etj. Kjo traditë që ka ardhur nga historia, u rikthye natyrshëm, në dimensionet e saj, pas viteve 1990-të. Janë dhjetra gra e vajza të këtij fshati që e konsiderojnë këtë një burim të ardhurash.

Por, ka një vështirësi… ! Tregu! Për momentin, ai është i vështirë të gjendet. Mungon një organizim efikas, mungon një strukturë, mungon informacioni. Ndoshta, këtu mund të aplikohen projekte që të stimulojnë këtë traditë, që po shndërrohet gradualisht në një resurs për zonën./i.s/ http://www.ata.gov.al/vlore-sixhadet-artizanale-rikthehet-tradita-e-punimit-te-tyre-16940.html
Nessun commento:
Posta un commento