Publikuar më 23.01.2014 | 16:19
“Trashëgimia Kulturore Shpirtërore Shqiptare”, titullohet albumi i realizuar nga Instituti i Studimit, të Ruajtjes dhe Menaxhimit të Trashëgimisë Kulturore, me mbështetjen e Komisionit Kombëtar Shqiptar për UNESCO-n, që u promovua dje në Muzeun Historik Kombëtar.
Suzana Turku, një nga kontribueset në realizimin e këtij albumi, u shpreh se ky botim është një vështrim i përgjithshëm dhe i shpejtë i trashëgimisë shpirtërore shqiptare.
“Të ndërgjegjshëm mbi vlerat e pafundme që kjo trashëgimi ka, mbi diversitetin e shprehive kulturore të popullit tonë dhe pasurinë e madhe që kjo trashëgimi ofron, jemi përpjekur që këtë botim ta konceptojmë si një “panoramë” konçize të elementëve më domethënës të saj.
Të zbulosh vlera të paprekshme dhe t’i bësh ato të prekshme është një mision sa fisnik aq dhe i vështirë, ndaj ky botim është një sprovë e parë për të sjellë në pak faqe atë çka është krijuar ndër shekuj”, shprehet muzikologia Turku.
Nessun commento:
Posta un commento