
“Natën e ndërrimit të viteve kanë kaluar këtu 35 turistë nga Gjermania dhe Çekia. Këto turistë janë larguar me 2 janar, ndërsa kanë ardhur 40 turistë të tjerë nga vende të ndryshme të Evropës”,- thotë për ATSH-në kryetari i komunës së Margegajt, Rexh Biberaj.
Prania e turistëve të huaj në Pikën Turistike të Valbonës, nga viti në vit ka ardhur në rritje. Këtë vit, Valbona, fshati i vogël me rreth 300 banorë, në lartësinë e mbi 800 metrave mbi nivelin e detit, e ka pritur Vitin e Ri pa dëborë, gjë që nuk ka ndodhur thuajse asnjë vit tjetër më parë”,- thonë banorët e fshatit të vogël verilindor.
Moti i mirë i këtyre ditëve ka ndikuar në afrimin e një numri të konsiderueshëm vizitorësh nga Kosova. “Gjatë festave të fundvitit, kanë qenë të pranishëm në Pikën Turistike të Valbonës mbi 120 vizitorë ditorë turistë nga Kosova”,- tregon Biberaj.
Gjatë vitit 2012, Valbona priti 28 mijë vizitorë, ndërsa gjatë vitit 2013, numri i vizitorëve në Valbonë shënoi mbi 40 mijë të tillë./m.sh/
Nessun commento:
Posta un commento