14 gennaio 2014

Ecje dhe kacavjerrje ne Boville kete fund jave 19/1/2014 me Albanian Mountain Team e Climbing Albania

  • - 09:00 Nisja tek “Daily Bar” ne Bllok.

    - 10:15 Mberritja tek Rezervuari i Bovilles, ku ndalesa e pare do behet tek diga ku do keni mundesi te shihni dhe vizitoni kanionin e Bovilles nga afer.

    - Me tej me furgon do shkojme deri mbas diges, mbi fshatin qe ka pamje nga rezervuari. Aty do fillojme ecjen (rreth 1 ore e 30 minuta) duke ngjitur rreth 400 m lartesi. Ketu do keni mundesi te shihni disa guva, pamjen madheshtore te liqenit dhe maleve perreth si dhe shkembinjt te thepisur 

    - Duke zbritur nga I njejti shteg do mberrijme tek pjeset e shkembinjve ku edhe gjendet itineraret per kacavjerrje. Itineraret variojne ne grade veshtiresie, nga ato te thjeshta tek ato me te veshtira, per ti dhen mundesi te gjitheve per tu kacavjerre edhe pse si fillestare.

    - Pajisjet per kacavjerrje do ju sigurohen nga ekipi ngjitjes. Kacavjerrja do zhvillohet ne masa te larta sigurie dhe do keni mundesi te njiheni me pajisjet baze qe perdoren, si dhe disa nga nyjet kryesore qe perdoren ne kete sport per tu siguruar.

    - Pasi te kene provuar te gjithe te pakten nje here ngjitjen, do zbresim poshte per ne liqen ku do behet barbekyja

    - 16:00 Nisja per ne Tirane

    Cmimi: 1,500 ALL (Guide, Barbeky, pajime dhe instruktor per kacavjerrje)
    Info Shtese:

    - Vishuni sportiv me pantallona te lirshme. Merrni uji me vete (shishe 1.5 L) si dhe ndonje ushqim apo fruta


    - Aktiviteti me shkalle veshtiresie te mesme
    Prenotoni me sms ne Albanian Mountain Team ose tel 0693258465ose ne Daily bar
    https://www.facebook.com/events/626910940690044/?ref_newsfeed_story_type=regular&source=1

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate