Tiranë- Brezi ranor i Kepit të Rodonit po shkatërrohet. Imazhet që po publikon Gazeta IDEA tregojnë
ekskavatorët që punojnë edhe në mes të ditës duke shkatërruar mjedisin.
Ekskavatori duke marrë rërën
Imazhet tregojnë sesi në plazhin Fushqet, pranë Kepit të Rodonit, prej ditësh një ekskavator dhe tre kamionë janë duke
grabitur rërën e plazhit.
Shfrytëzimi i rërës së plazheve është aktivitet i paligjshëm dhe dëmton rëndë pasurinë tonë të përbashkët
mjedisore dhe turistike. Imazhet janë dërguar në adresë të gazetës sonë nga Eco Movement.
Gazeta IDEA po publikon imazhet për t’i thënë ndal këtij barbarizmi mbi mjedisin. Ne ju ftojmë të denonconi në
info@gazetaidea.com çdo barbari mbi mjedisin tonë përbashkët!
Pas denoncimit në IDEA, pezullohet ndërtimi në Kepin e Rodonit
e Martë, 07 Janar 2014 12:00
Durrës- Pas denoncimit të qytetarëve edhe përmes IDEA-s është bërë pezullimi i ndërtimit në Kepin e
Rodonit dhe për pasojë edhe bllokimi i shkatërrimit të plazhit.
Gazeta IDEA denoncoi dje me imazhe masakrën e vërtetë mjedisore që po ndodhte në mes të ditës në plazhin
Fushqet të Kepit të Rodonit. Brezi ranor i këtij plazhi të vogël prej ditësh kishte rënë pre e grabitjes me
ekskavator dhe kamionë që merrnin rërën e tij. Por paçka faktit se shfrytëzimi i rërës së plazheve është
aktivitet i paligjshëm, subjekti nuk ndalte marrjen e rërës.
Frekuentuesit e këtij plazhi kanë shfaqur shqetësim mbi grabitjen e rërës dhe deformimin e zonës.
Mësohet se individë që nuk janë banorë të zonës kanë blerë tokën në bregdet dhe kanë nisur ndërtimin disa
muaj më parë. Këta persona bëhet me dije se s’kanë marrë asnjë kontakt me pushtetin lokal.
Nga ana tjetër Komuna e Ishmit tha se objekti është pa leje dhe subjekti ndërtues i panjohur. Në këto kushte Inspektoriatit Ndërtimor dhe Urbanistik Kombëtar, INUK-ut.
Nessun commento:
Posta un commento