Postuar më: 28 Janar 2014
Sot në mjediset e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit u konstituua Komiteti Këshillimor I Sektorit Privat të Turizmit, KKSPT një organizëm që drejtohet nga Ministrja Eglantina Gjermeni.
Komiteti ka në përbërje të tij 13 anëtarë, përfaqësues të shoqatave dhe sipërmarrësve që operojnë në sektorin e turizmit në vend, përfaqësues nga Universiteti I Tiranës, shoqërisë civile, komunitetit të donatorëve dhe medias. Ky komitet synon angazhimin e të gjithë aktorëve të sipërpërmendur në realizimin e objektivave për zhvillimin e industrisë turistike në vend në përputhje me strategjinë e Turizmit, Ligjin për Turizmin dhe platformën për imazhin turistik.
Në takimin e parë të këtij komiteti Ministrja Gjermeni prezantoi prioritetet e Ministrise dhe nismat e ndërmara nga ky institucion. Ministrja I njohu anëtarët e Komitetit me përfundimin e fazës së parë të procesit të rishikimit të Ligjit për Turizmin dhe u shpreh se drafti I parë I këtij projektligji do të jetë gati brenda datës 15 shkurt. Anëtarët e KKSPT-së do të njihen me draftin dhe do të japin komentet e tyre.
Pasi u njohën me rregulloren e funksionimit të këtij Komiteti këshillimor, anëtarët kërkuan që Komiteti të mblidhet cdo muaj, sidomos përpara nisjes së sezonit turistik. Komiteti ka drejtë të japë rekomandime, të bëjë propozime dhe të këshillojë Ministren lidhur me aspekte të ndryshme të shërbimeve turistike. Komiteti jep informacione mbi industrinë e turizmit dhe ofron mbështetje për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta siç janë; panairet, qendrat e informacionit turistik, materialet promocionale etj.
Komiteti Këshillimor I Sektorit të Turizmit:
- Znj. Eglantina Gjermeni Ministër
- Z. Enver Mehmeti President I Shoqatës ATA
- Znj. Matilda Naco Drejtore Ekzekutive ATA
- Z.Sadik Malaj Kryetar I UOTSH
- Znj. Sonia Popa NATGA
- Z.Besnik Vathi ATHS
- Z.Kliton Gërxhalliu Albania Holidays
- Znj. Vjollca Bakiu Akademik, Prof.Doc.
- Z.Fatos Baxhaku Gazetar
- Z.Ismail Beka GIZ
- Z.Alket Islami Federata e Aeronautikës
- Znj. Edlira Muhedini Risi Albania
- Znj. Brikena Janina MZHUT
- http://www.turizmi.gov.al/al/newsroom/lajme/konstituohet-komiteti-keshillimor-i-sektorit-privat-te-turizmit-kkspt
Nessun commento:
Posta un commento