30 gennaio 2014

Studentët e Politeknikut të Milanos prezantojnë projektet për zhvillimin e Divjakës


Rreth 30 studentë të Politeknikut të Milanos kanë prezantuar dje projektet e tyre për zhvillimin e territorit dhe të turizmit për të gjithë territorin administrativë të Bashkisë Divjakë. 
Takimi i cili u mbajt Divjakë shfaqi përpara të pranishmëve, projekte të rëndësishme dhe të domosdoshme për të pasur një zhvillim të ri gjithë përfaqësues, të zonave bujqësore dhe zonës së turizmit, si dy shtyllat kryesore në të cilën mbështetet ekonomia e të gjithë zonës së Bashkisë Divjakë.

Prof. Chiara Nifosi, pedagoge pranë Politeknikut të Milanos gjatë takimit tha se kjo është faza fillestare e projekteve, por, do të punohet në muajt në vijim në mënyrë që ato të jenë edhe në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe planifikimin kombëtar të territorit.

Ndërsa, Kryetari i Bashkisë Divjakë Z,Fredi Kokoneshi vlerësoi punën e studentëve italianë dhe shprehu gatishmërinë për mbështetjen e mëtejshme në vazhdimësinë e punës që do të bëhet për thellimin e këtyre projekteve sipas ligjeve shqiptare.

Rëndësi të madhe I është kushtuar bujqësisë, në të cilën disa student prezantuan modele të ndryshme për zhvillimin e saj.
Edhe për turizmin u propozuar disa projekte dhe ide  të ndryshme rikualifikimi. Rëndësi iu kushtua fshatrave kodrinore dhe atyre fushore, për tu dhënë  një zhvillimi të qëndrueshëm dhe shfrytëzimin e burimeve që ato disponojnë.

Nën mbikëqyrjen e pedagoges së Politeknikut të Milanos Prof. Chiara Nifosi, studentët e ardhur nga Italia kanë studiuar për disa muaj të gjithë zonën e Divjakës dhe kanë  punuar për  krijimin e projekteve të reja të cilat do t’i sjellin një zhvillim të ri zonës.
Të pranishëm në këtë takimin ishin deputeti i zonës tonë Z.Erion Braçe, anëtarët e Këshillit Bashkiak, inxhinier, arkitekt, biznesmen të zonës dhe qytetarë.
  
 
    

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate