02 gennaio 2014

Kroçera e parë Me 178 Turiste për këtë fillim viti 2014 , vizitojnë Tiranë e Durrës ..



02 Janar 2014 - 13:29
DURRESKroçera “Regina della pace” me 178 turistë në bordin e saj mbërriti sot paradite në portin e Durrësit. Kjo është vizita e parë e një anije turistike në Durrës që në fillim të vitit.

Drejtuesit e agjencisë turistike pritëse, bënë të ditur për ATSH-në se vizitorët janë kryesisht nga Kroacia, por nuk mungojnë edhe turistë nga Italia, Sllovenia, etj. Ata kanë shfaqur interesimin e tyre për këtë udhëtim në Shqipëri, i cili po realizohet që në ditën e dytë të vitit 2014-shtuan burimet e agjencisë.

Anija turistike “Regina della pace” mbërrin për herë të parë në portin e Durrësit. Ajo është akostuar në kalatën nr 4 dhe turistët e organizuar me autobuzë janë nisur për të vizituar qendrat historike dhe arkeologjike të qyteteve të Durrësit dhe Tiranës.

Kroçera ka mbërritur nga porti i Kotorrit (Mali i Zi) dhe sot në mbrëmje do të vijojë lundrimin drejt Korfuzit (Greqi). Ajo ka një gjatësi prej 139 metrash dhe shpejtësi prej 19 milje në orë.

Gjatë këtij viti në portin e Durësit janë programuar një sërë vizitash të kroçerave dhe anijeve turistike

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/kro-era-e-par--p-r-k-t--fillim-viti-178-turist--vizitojn--tiran--e-durr-s-194046.html#sthash.K9WD1r4B.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate