12 gennaio 2014

Fier- Kostumografia myzeqare prezantohet në një ekspozitë

Nga ekspozita e kostumografisë myzeqare Foto Rrapo Isufaj  ATSH
Nga ekspozita e kostumografisë myzeqare Foto Rrapo Isufaj ATSH
Fier, 12 Janar/ATSH-Rr.Isufaj/- Pasuria etnografike e zonës së Myzeqesë ishtë në qendër të një takimi që u zhvillua në bibliotekën e Fierit, me iniciativën e Drejtorisë së Artit dhe Kulturës në bashkinë e qytetit. Pjesëmarrësit, intelektualë, artistë, historianë dhe qytetarë të shumtë, u njohën përmes një ekspozite me vlerat e pasura të kostumografisë së trevës së Myzeqesë.
“Organizojmë këtë takim jo vetëm për të prezantuar etnografinë e pasur të zonës së Myzeqesë, por edhe si një apel, për vëmendjen që i duhet kushtuar vlerave të trashëgimisë kulturore”, tha drejtori i kulturës,Frederik Jorgaqi.
Veç kumtesave dhe referimeve të shumta, interes ngjalli ekspozimi i një pjese të kostumografisë duke u dhënë mundësi të pranishmëve të shijojnë bukurinë e veshjeve dhe mjeshtërinë e punimeve artizanale të trevës. Sipas drejtorit Jorgaqi, një nga vlerat më të pasura dhe të spikatura etnografike të Myzeqesë është guna me rrëke.
“Është një nga kostumet me të cilin kemi fituar çmime në të gjitha festivalet folklorike kombëtare. Guna me rrëke është një vlerë e veçantë, unikale, e krijuar nga populli i trevës së Myzeqesë, dhe i kalon kufijtë lokal. Ajo listohet në vlerat kombëtare të etnografisë”, tha Jorgaqi.
Treva e Myzeqesë njihet për vlera të rralla të trashëgimisë kulturore në përgjithësi dhe atyre etnografike në veçanti. /k.sh/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate