02 gennaio 2014

HighAlbania ju propozon Nje mundesi te mire per te tretur yndyrnat e teperta te vitit te Ri me hiking e 4/1/2014--- Kurrizorja e Dajtit nga qaf Priska deri tek taracat detare te Dajtit

Event Date: 4 Janar 2014
Kete te shtune 4 janar 2014 kemi vendosur qe te bejme kurrizoren e Dajtit duke marre parasysh qe e kemi ekzagjeruar me te ngrena dhe me te pira dhe ky aktivitet do te ishte shume i shendetshem... :)
Takimi si gjithmone ne oren 9.00 am mbrapa pallatit te Kongreseve tek Play Bar. Transferte me furgona deri tek qafa e Priskes rreth 900 m. Ecjen tone do ta nisim qe nga gurorja qe ndodhet ne qafe. Pothuajse gjate gjithe kohes do te ndiqet kurrizorjae malit duke pasur mundesine here pas here te panoramave spektakolare ne te dyja krahet e malit. E gjithe ecja do te shkoje rreth 6 h me ngjitje-zbritje rreth 600-700 m. Mbas zbritjes tek taraca e Dajtit dhe nje kafeje ne nje nga lokalet aty afer do te nisemi po me furgona per ne  Tirane. Mberritja ne Tirane nga rreth 6.00 am.
Cmimi: 800 l per studente, 1000 l/person per te tjeret (transport,guide)
Prenotoni: fisnikmuca@yahoo.com069 40 31 232 dhe 0682697564
Ps: Ky aktivitet eshte i pershtatshem per te gjithe ata persona qe kane te pakten disa eksperienca ne mal ose qe jane mire fizikisht. Merrni me vete ushqim te mjaftueshem per ne mal, uje te pakten 1.5 l, veshje te pershtatshme per ne mal si dhe kepucet e malit.
Faleminderit!

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate