02 gennaio 2014

❄❄❄Voskopojë 3-4-5 Janar 2014❄❄❄ 3 Ditë me guida profesionale - All included 79 Euro propozuar nga Klubin i Kampistave "Discover Albania"


❄Rezervimet mbyllen te Enjten ne ne oren 22:00 (☎
+355696583870) 


Voskopoja është një vendbanim mesjetar i hershëm që daton prej vitit 1330. Nga Shën Prodhomi hapet para vizitorit një pamje e mahnitshme nga duken majat e Lënies dhe Ostrovica, me një lartësi prej 2246 metra. Lulëzimin më të madh Voskopoja e ka pasur në vitin 1764, atëherë kur popullsia e saj arriti në rreth 30 mijë banorë. Në atë periudhë kishte 25 kisha me afreske nga më të lakmuarat, ndërsa tani nuk kanë mbetur më shumë se 8 kisha. Në të njëjtën periudhë në këtë qytetërim ka pasur Akademi, Bibliotekë, Shtypshkronjë, 1720, artizanat të zhvilluar e tekstile dhe shërbeu si urë lidhëse jo vetëm brenda vendit, por edhe midis vendeve fqinje Greqi e Turqi. Shkatërrimin e parë e ka pasur në vitin 1769, të dytin më 1789 dhe të tretin në 1916. Voskopoja ruan vlera të mëdha të artit mesjetar.

Vec vlerave historike kulturore Voskopoje eshte nje nder fshatrat me te vecante per Turizmin Dimeror. Nje fshat qe te jep mundesin qe te kalosh nje fundjave te mahnistme ne zbukurimin e debores. Ne nisemi te premten dhe kthehemi te dielen, gjate dites se shtune dhe te diel dalim per te vizituar fashtni turistik, monumente natyrore dhe kujturore qe voskopojes nuk i mungojne. Ushqimet tradicionale nuk mungojne ne guidat tona, gatime qe jane karakteristike per kete fshat. Momentet prane oxhakut te largojne te gjithe lodhjen e dites se shtune dhe behesh gati per nje hulumtim tjeter te ketij fshati mahnites diten e diele.

Guida:

Dita I:
❄Nisja behet ne oren 17:00 nga Tirana ( Tek Liceu Atristik “Jordan Misja”). Grupi zakonisht perbehet nga 17-25 Persona. Gjate rruges do te behen ndalesa per tu cplodhur ( Nje ne Librazhd dhe nje ne Korce) . Rreth ores 21:00 jemi ne Voskopoje. Pas akomodimit ne Hotel, behet gati darka, ushqim Bio dhe kartakteristik i zones. Pa dyshim që karakteristikë e kuzhinës Voskopojase është lakrori me dy petë.

Dita II:
❄Pasi mbarojme mengjesin rreth ores 9:30 nisemi per nje guide per ne fshat, do te vizitojme kishat dhe manastirnin e Voskopojes. Jane te pakten 4 Kisha ata qe do vizitojme, nga ana tjeter do kemi mundesi qe nderkohe te shohim dhe rrenojat e qyteterimit te vjeter, guida do ju shpjegoje se si ka qene pozicionuar dhe sa I fuqishem ka qene ky qyteterim per kohen. Ikonografite e voskopojes jane mjaft te vecanta dhe te punuar nga mjeshtra te medhennj te kohes. Rreth ores 14:00 Kthehemi per te Konsumuar dreken. Pas dreke kohe e lire. Ne darke, mblidhemi rreth oxhakut dhe perveshim menget per te shijuar ushqimin tradicional te zones. Pas darke, Muzike dhe Animacione J

Dita III:

❄Pasi konsumojme mengjesin nisemi nga ora 9:00 kete here per nje udhetim ne nje fshat tjeter nje fshat qe mbart histori te vecante. Nisemi per ne Dardhe. Ne dardhe do te bejme SKI. Pasi te shkojme tek Pista secili do zgjedhe veshjet dhe skite e preferuara, me pas nje instruktore do te kujdeset per secilin qe ti mesoj se si te beje SKI. Tek pista do rrime deri ne oren 13:30

Nisemi per tu kthyer, por kemi akoma per te pare. Do te bejme nje ndalese ne Qytetin e Korces, Ku do keni mundesi te shikoni dhe te njihni me mire kete qytet. Nje vizite tek Katedralja, shetitje tek Pedonalja dhe disa vende te tjera karakteristike do e bejne me te bukur guiden tone ne kete qytet.
Nuk ka se si te perfundoje kjo Guide kaq e vecante pa ndaluar buze liqenit te Pogradecit. Per kete arsye kemi vendosur qe te bejme nje ndalese buze ketij Liqeni per te Ngrene Dreken. Rreth ores 19:00 Jemi ne Tirane.*Te lodhur por dhe te kenaqur njekohesisht ;-)*

❄Rezervimet mbyllen te Enjten ne oren 20:00 (☎ +355696583870)

SHENIM ; Pagesa per kete aktivitet eshte 79 Euro per person, 3 Dite 2 nete.

❄Cfare perfshihet ne kete cmim:
Transporti (Tirane-Voskopoje, Voskopoje-Tirane)
Hoteli (Ngroja behet me kaldaje, dhoma 2-sh, 3-sh) Hotel Royal
Mengjesi (I te Shtunes dhe I te dieles)
Dreka (E te shtunes) (LAKROR, MIQ QENGJI ne SAC, dhe produkte tjera karakteristike te zones)
Darka (E te Premtes dhe e te Shtunes)
SKIT (Qeraja e Pistes, Paisjet, Kursi)
Guida
❄Rezervimet mbyllen te Dielen ne oren 22:00 (☎ +355696583870)

Faleminderit qe beheni pjese e guidave tona.
 — con Rezi Kalemi e Izaura Bendo.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate