20 gennaio 2014

Muzeu Arkeologjik në Korçë drejt mbylljes Ministria e Kulturës nuk paguan qeranë

20 janar 2014 15:58
Muzeu Arkeologjik i Korçës rrezikon mbylljen per shkak se Ministria e Kultures nuk paguan qerane qe nga tetori i vitit te kaluar. 15 mije objekte arkeologjike ruhen ne kete godine.

15 mije objekte historike te krahinave te Korces ruhen ne muze. Ato datojne qe nga prehistoria dhe qendrojne ketu qe nga 1985. 
Ngërçi me muzeun arkeologjik ka nisur vite më parë, kur njëra prej ndertësave të tij, iu kthye pronarëve, ndërsa ndërtesa tjetër, ku janë të ekspozuara objektet, kaloi në pronësi shtetërore. Dypronësia e ndërtesave, që ndodhen në të njëjtin oborr dhe që konsiderohen pjesë integrale të njëra tjetërs, ka sjellë jo pak vështirësi në funksionimin e këtij insitucioni ndër vite. 
Sot kur Instituti i Arkeologjisë, që ka në administrim ndërtesën ku ndodhet fondi dhe laboratorin e restaurimit, e ka të pamundur të shlyejë detyrimet ndaj pronarëve, po vihet në diskutim vijimësia e tij. Përveç ekspozimit të objekteve të gjetura në vendbanimet e rajonit të Korçës, prej 20 vitesh muzeu është kthyer në një qendër të rëndësishme kërkimore dhe shkencore të arkeologëve të huaj.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate