24 gennaio 2014

Përfundon faza e parë e konsultimeve për rishikimin e Ligjin e Turizmit

Postuar më: 24 Janar 2014
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Territorit mbledh në qytetin e Durrësit përfaqësues nga Qarqet Durrës, Fier e Vlorë, përfaqësues të shoqërisë civile, sipërrmarrës dhe ekspertë të turizmit për të diskutuar mbi problematiket e turizmit në kuadër të procesit të rishikimit të Ligjit për Turizmin.
Për Ministren Eglantina Gjermeni, e cila ka ndjekur të gjitha tryezat e organizuara nëpër rrethe, pushteti vendor është partner i rëndësishëm në koordinimin dhe bashkërendimin e politikave të hartuara në nivel qëndror, për të ofruar shërbimeve më të mira për turistët. Zhvillimit të këtij sektori do ti shërbejë edhe hartimi I planit kombëtar për zhvillimin e territorit. Ministria e Zhvilimit Urban dhe Turizmit po punon për të hartuar strategjinë afatmesme për zhvillimin e turizmit 2014 – 2020 dhe rregulloren që do të përcaktojë standartet për plazhet dhe ndërtimet në zonat turistike.
Duke iu përgjigjur interesimit të aktorëve të pranishëm në takim, Ministrja Gjermeni deklaroi se “Pa zhvillim urban nuk kemi zhvillim të turizmit. Nuk do të lejojmë ndërtime pa leje, - u shpreh Ministrja dhe do të rivendosim besimin tek qytetarët, duke mos lejuar të zhvillohemi pa kriter".
Ministrja kërkoi nga përfaqësuesit e pushtetit vendor të bëhen pjesë e fushatës së pastrimit që do të ndërmarrë Ministria në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Forcave të Armatosura dhe shoqërisë civile, në mënyrë që ti paraprijmë fillimit të sezonit turistik.
Përfaqësuesit e pushtetit vendor evidentuan problemet që lidhen me infrastrukturën, me sistemin e kanalizimeve, mungesa e infrastrukturës rrugore në plazhe, mungesën e plazheve publike, menaxhimin e mbetjeve urbane, mos zbatimi I kritereve për stacionet e plazhit përgjatë vijës bregdetare, mos zbatimi I masave të sigurisë për përdorimin e mjeteve lundruese argëtuese, si problematika që pengojnë zhvillimin e turizmit.
Operatorët turistikë kërkuan ndërhyrje në Ligjin për Turizmin, duke vendosur sistemin e standartizimit për shërbimin hotelier, për agjencitë turistike dhe stacionet e plazhit në mënyrë që të garantohet shërbimi cilësor dhe të mbrohet konsumatori. Operatorët kërkuan koordinim me institucionet arsimore për përgatitjen e punonjësve të kualifikuar që shërbejnë në këtë sector. Operatorët kërkuan më shumë vëmendje për promovimin e vlerave kulturore, historike dhe kombëtare dhe të përcaktohen qartë zonat për zhvillimin e turizmit elitar dhe masiv.
Problem madhor për zhvillimin e turizmit në Qarkun Durrës është mungesa e infrastrukturës në portin e Durrësit, pika hyrëse ku ankorojnë kruazierat. Ministrja Gjermeni iu përgjigj interesimit të subjekteve dhe u shpreh se procesi I konsultimeve që po zhvillohet në mbarë vendin bëhet me synimin për të përmirësuar Ligjin për Turizmin, në funksion të zhvillimit të këtij sektori. Durrësi është takimi I 5-të konsultativ që përmbyll raundin e parë të këtij procesi gjithpërfshirës.http://turizmi.gov.al/al/newsroom/lajme/perfundon-faza-e-pare-e-konsultimeve-per-rishikimin-e-ligjin-e-turizmit&page=1

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate