15 gennaio 2014

Durrës: Ndryshon orari i trenave të udhëtarëve

Treni i udhetareve Durres-Tirane.
Treni i udhetareve Durres-Tirane.
DURRËS, 15 janar /ATSH-Gëzim Kabashi/. – Orari i qarkullimit të trenave do të ndryshojë të hënën e ardhshme. Në linjën e udhëtarëve Durrës – Tiranë e kthim nuk do të ketë lëvizje të trenave, të cilët nga Durrësi do t’i drejtohen stacioneve fundore të Shkodrës, Vlorës e Librazhdit, ndërsa një tren i veçantë do të udhëtojë edhe për në Elbasan.
Drejtori i Departamentit të Udhëtarëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave, Ylli Shahini, tha për ATSH-në se pas daljes nga funksioni të stacionit hekurudhor të Tiranës në shtator të vitit të kaluar, për pesë muaj radhazi trenat e udhëtarëve qarkulluan deri në Vorë. Heqja e autobuzëve Vorë – Tiranë e uli dukshëm numrin e udhëtarëve që shfrytëzonin segmentin hekurudhor Durrës – Vorë, çka e bëri të pavlefshme shfrytëzimin e kësaj linje.
Sipas tij, trenat do të lëvizin nga ora 05.00 deri në ora 18.16 dhe do të udhëtojnë nga Durrësi, që u kthye në një stacion fundor, drejt Librazhdit, Shkodrës e Vlorës, ndërsa një tren tjetër do të udhëtojë deri në Elbasan. Trenat e udhëtarëve do të kryejnë gjatë ditës vetëm nga një udhëtim vajtje – ardhje drejt të gjitha stacioneve të mëparshme, që ndodhen brenda katërkëndëshit hekurudhor Durrës, Vlorë, Shkodër dhe Librazhd, theksoi drejtori Shahini. /a.ke/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate