17 gennaio 2014

Ministrja e Turizmit, Eglantina Gjermeni deklaroi se Qeveria nuk mundi të ulë TVSH-në në turizëm brenda tre muajve të parë, për shkak të borxheve të larta, por ajo ka siguruar se ky premtim do të realizohet.


Gjermeni: Taksa për turizmin do të ulet - Top... by TopChannelAlbania
Eshte një premtim që do ta mbajmë brenda mandatit tonë qeverisës. Më vjen keq që nuk mundëm ta realizonim brenda një periudhe tremujore, pavarësisht se bëmë përpjekje maksimale. Nuk mund ta arrinim, për hir edhe të borxheve të mëdha që kishim dhe situatës së vështirë financiare që përballemi. Unë thashe brenda mandatit të parë qeverisës, besoj dhe do të bëjmë maksimumin që ta realizojmë vitin e ardhshëm, por ky është një premtim që duam dhe jemi të angazhuar ta realizojmë

Veç ndërhyrjeve fiskale, Qeveria do të ndryshojë edhe Ligjin për Turizmin. Drafti i ri, që po diskutohet me grupet e interesit i detyron sipërmarrjet turistike të licencohen dhe i jep të drejtën Ministrisë t'i inspektojë ato.
sa më shpejt", tha Gjermeni.

"Propozojmë, për kufizime të rishikuara, licensim të ofruesve të shërbimeve turistike, kryesisht të agjencive të udhëtimit, të operatorëve turistikë, të njësive të akomodimit. Duhet të përcaktojmë kriteret për veprimtaritë turistike përgjatë bregdetit, kryesisht për stacionet e plazhit dhe për pjesën e veprimtarive ujore.Gjithashtu duke patur parasysh vendosjen e këtyre standardeve, vendosjen e procesit të licensimit do të bëhet edhe inspektimi i sipërmarrjeve turistike", tha Enton Diamanti, nga Ministria e Turizmit.

Për ministren Gjermeni, ky ligj i përgatitur me mbështetjen e USAID-it fuqizon sektorin, por ajo kërkon që edhe biznesi të bëjë pjesën e tij.

"Bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre, sidomos për të rritur cilësinë e shërbimeve për turizmin, për të siguruar një partneritet për promobimin e Shqipërisë kudo në botë dhe nga ana tjetër për uljen e informalitetit në këtë sektor, që në fakt është vërtet problematik", tha Gjermeni.

Turizmi përbën 13 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar, duke qenë një nga degët më të rëndësishme të ekonomisë. Pas shumë vitesh rritje, në 2013 sektori u përball për herë të parë më rënie të fortë, që sipas operatorëve është e rendit dyshifror.      
   
/ Top Channel

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate