13 gennaio 2014

Odiseja e Pavionit Etnografik në Muze Kombëtar

NGAANISA YMERI

Odiseja e Pavionit Etnografik në Muze KombëtarTIRANE- 13 Janar 2014 - 13:53
Është ky një projekt i cili ka pasur disa faza, ama të gjitha kanë mbetur në vend, çka do të thotë se edhe mbledhja e 20 tetorit e vitit 2010 e Këshillit Kombëtar të Muzeve për këtë projekt ku i shpall edhe shifra 400 mijë dollarë të akorduar nga PNUD-i për këtë pavion i cili parashikonte investime të drejtëpërdrejta për ngritjen e këtij pavioni, ishte thjesht dhe vetëm një mbledhje më shumë, pa asnjë impakt.

Gjithçka u përvijua...dhe në nisje të vitit 2013 u mendua se në pak kohë ky pavion do të qe i vizitueshëm pasi vitrinat nisën të zinin vend në hapësirën e këtij pavioni, por ende sot, asgjë më shumë se ato vitrina nuk gjen aty...veç trapazanit të familjes së Kazazëve të Shkodrës që u restaurua në këtë hapësirë dhe tavani i familjes së Rulëve të Beratit i cili gjithaq ju nënshtrua restaurimit për t’i shpëtuar degradimit.

Ndërkaq, anëtarë të grupit të punës për ngritjen e këtij pavioni na thonë se nuk dinë ç’po ndodh dhe se askush nuk i ka thirrur prej muajsh për të mundur të vijohet ngritja e pavionit, çka do të thotë se ky është një proces që ka ndalur.

Nuk mund të mos jetë shqetësim mungesa e këtij pavioni në Muzeun Kombëtar në mungesë të një muzeu të posaçëm etnografik, pasi hapësira të tilla janë personifikim i trashëgimisë materiale të shqiptarëve ndër shekuj, veshje popullore të krahinave të ndryshme, doke, zakone e mënyrë jetese në fshat dhe qytet!

Në vitin 2010 u fol për 400 mijë dollarë të akorduara nga PNUD-i për ngritjen e tij, por dita kur mund të çelet ky pavion, duket shumë e largët.
http://www.balkanweb.com/kultur%C3%AB/2691/odiseja-e-pavionit-etnografik-ne-muze-kombetar-167452.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate