TIRANË, 9 Janar/ATSH/.- Ministria e Kulturёs synon vёnien nё eficencё tё sistemit tё trashëgimisё kulturore pёr njё menaxhim mё tё mirё tё tij pёrmes njё reforme institucionale, e cila pasqyrohet dhe nё strukturёn buxhetore pёr vitin 2014.
Shpëtimi i trashëgimisë kulturore nga keqmenaxhimi dhe nga dëmtimet është prioritet i Ministrisë së Kulturës, e cila ka hartuar politika për të ndryshuar këtë gjendje, ku nuk mungojnë jo vetëm ndryshimet në buxhet, por edhe në struktura.
Nё 2014 ka njё rritje prej 161% tё fondit të projekteve në fushën e trashëgimisë. Nga 11,504,000 lekë nё 2013, nё 2014 fondi shkon nё 30,000,000 leke. Kjo rritje nё buxhetin e 2014 shkon paralel me krijimin e një drejtorie të re për Trashëgiminë imateriale krahas asaj materiale e cila do të synojë gjallërimin e jetës kulturore përtej Tiranës, të riteve dhe festave popullore, të festivaleve rajonale dhe ndërkufitare.
Në total buxheti i trashëgimisë kulturore për 2014 është rritur me 8,8 %. Ky buxhet përkon me ambicien e stafit të ri në Ministrinë e Kulturës për të mirëmenaxhuar jo vetëm burimet financiare në dispozicion, por edhe ato njerëzore. Kjo mishërohet si në ristrukturimin institucional dhe buxhetor të sistemit të trashëgimisë kulturore. Një nga pikat që ka shumë vëmendje në punën që po bën MK, është riorganizimi i Drejtorive Rajonale të Kulturës Kombëtare, të cilat janë të parat që merren me trashëgiminë kulturore në terren.
Riorganizimi që do të ndodhë gjatë këtij viti, përkon me faktin se nga 9 Drejtori Rajonale të Kulturës Kombëtare që janë nën varësi të MK, do të jenë vetëm 6 të tilla, ku rritja e buxhetit do të jetë në zërat që do të garantojnë mirëmbajtje dhe mirëmenaxhim të vazhdueshëm të monumenteve.
Sipas buxhetit të MK-së kjo sjell një kursim të fondit të pagave në vlerën 2.200.000 lekë, pasi vlera e pagave e parashikuar në strukturën ekzistente ishte 262.483.303 dhe bëhet me strukturën e re 260.222.697 lekë. Ky fond pagash do të përdoret në favor të shtimit të numrit të specialistëve në 6 DRKK, duke e kompletuar secilën DRKK me të gjithë ekspertizën e nevojshme në mirëmbajtje dhe restaurim për të kryer misionin e tyre.
Gjatё 2014 do tё fillojё puna pёr muzealizimin e Muzeut Arkeologjik tё Durrёsit, rikonstruksioni i tё cilit duhej tё ishte mbyllur qё nё fund tё vitit 2012, por do të mbyllet këtë vit me këstin e fundit të investimit prej 10 milion lekësh si dhe për restaurimin e Manastirit tё Shёn Mёrisё nё Apolloni me një fond investimi të huaj prej 109 milionë lekë që do të ndahet në dy faza./b.l/s.s./ http://www.ata.gov.al/ministria-e-kultures-reforma-ne-trashegimine-kulturore-14411.html
Nessun commento:
Posta un commento