ELBASAN, 13 janar/ ATSH- Miranda Sadiku/.- Në majë të ullishtës në vendin e quajtur “Kodra e Tepes ndodhet një nga bazilikat më të vjetra të qytetit te Elbasanit. E hulumtuar nga arkeologë të ndryshëm mendohet se kjo bazilikë i takon Varrezës së Skampinit në shekullin IV- V. E shpallur Monument Kulture, bazilika e “Kodër Tepes” është një ndër ndërtimet më të vjetra të kultit të krishterë mbas Bazilikës së Akropolit në Butrint.
Kreshnik Belegu, drejtor i Muzeut Etnografik, thotë për ATSH-ne se “Bazilika në Kodrën e Tepes u gjet me mure që ruhen pak mbi tokë dhe ka të njëjtën pamje thuajse si ajo aktualja. Ajo i përkiste tre fazave ndërtimore duke pësuar edhe ndryshime. Nefet anësore të bazilikës u kthyen në mjedise varri për dinjitarët e komunitetit fetar të Skampinit”. Ka qenë viti 518 kur bazilika pësoi rrënim si pasojë e tërmeteve dhe nuk rindërtohet më. Në atë kohë Scampini kishte katedralen e Shën Pjetrit (që përmendet vetëm në dokumenta) dhe në këtë kohë lejohej varrimi brenda Kalasë.
Sipas Belegut, “varfëria e ndërtimit e daton këtë bazilikë në mesin e shekullit të IV kur Skampini nuk e kishte fituar akoma mirë fizionominë qytetare. Faza e parë e ndërtimit paraqet një bazilikë me tre mjedise të formuara nga dy kolona. Muret, mbi të cilën mbështetet janë ndërtuar në gurë dhe breza tre- katër rradhësh me tulla. Lartësia e plotë e murit ka qenë 5.5 metra”. Në fazën e dytë, në bazilikë u bënë një sërë transformimesh, për t’ia përshtatur më mirë përdorimit si kishë varrezash, funksion që mund të ketë pasur që në fillim.
Kapitelet kountike të stilizuara tregojnë se rindërtimi i tretë datohet në shekullin e V-të të erës sonë. Më vonë monumentit i është bërë një ndryshim në anën perëndimore. Sipas Belegut , ky ndryshim është bërë në shekullin e VI-të të erës sonë dhe përkon i njëjtë me atë të një rindërtimi në kalanë e Elbasanit. “Dyshemeja e bazilikës në këtë kohë ndahet nga rrugë me pllaka guri shtuf në katër panele mozaiku, dy nga dy, simetrike kryesisht me motive bimore e gjeometrike”, thote ai. Mozaikët janë ndërtuar me kubikë mermeri të bardhë, gëlqerorë, ngjyrë vjollcë, të bardhë e të zëzë dhe tullash të kuqe. “Kanë qenë të shumtë në numër turistët, të cilët kanë ardhur kryesisht gjatë stinës së verës dhe i kam drejtuar drejt Bazilikës”, vijon Belegu. “Ne me fondet e muzeut kemi bërë të mundur mbulimin dhe mbrojtjen e mozaikut nga shirat dhe dherat në këtë vend të mbuluar me ullinj. Por edhe këtu fotografitë dhe interesi i turistëve ka qenë i madh. Nëse do të kishte edhe më shumë investime për mbulimin e të gjithë bazilikës, jam i bindur se do të bëhej e mundur ruajtja sa më mirë e saj”, perfundoi ai. /a.ke/ http://www.ata.gov.al/tradite-elbasan-bazilika-qe-te-con-ne-lashtesi-17510.html

Nessun commento:
Posta un commento