Tiranë- Ishte viti 2000 dhe sapo kisha mbushur 6 vjeç. Më pëlqente shumë në atë kohë të vizitoja një
vend, i cili më argëtonte shumë pasi aty unë njëkohësisht mund të luaja me disa prej miqve të mi të
vegjël, por njëkohësisht të vështroja kafshët që ndodheshin aty. Bëhet fjalë pikërisht për gjallesat që
ndodheshin atëherë në kopshtin zologjik të Tiranës. Ai vend ishte i gjallë dhe më jepte gëzim e më
argëtonte.Sot kam ardhur sërish ta vizitoj këtë vend. Sa shumë gjëra paskan ndryshuar. Në momentin që po afrohesha pranë ndertesës ku ndodhen një pjesë e mirë e kafshëve po ndjeja disa emocione që i kisha përjetuar edhe më parë. Hy brenda. Nuk ndjeva më atë aromën aq të rëndë që vinte dikur prej majmunit, i cili ndodhej në dhomën e pare, të mbyllur me hekura dhe 1 rrjetë. Majmuni nuk ishte dhe në vend të tij gjendej një ari i madh ngjyrë kafe. Ariu ecte sa majtas djathtas. Dhe teksa me vështirësi shihja lëvizjet e tij që një moment më dha nëndjesinë e një gjëndje monotone më erdhi keq për majmunin që nuk gjendej me aty, pavarësisht aromës ishte një kafshë shumë e gjallë me të cilën mund edhe të luaje. Vazhdoj dhe eci drejt kafshëve të tjera dhe më bënë përshtypje diçka; përballesh me një qetësi të madhe kudo ku hedh këmbën. Kafshë të sfilitura që rrinë kaq urtë, gati të ngurtësuara. Vazhdoj të eci shoh shqiponjën me shumë kuriozitet, pasi jo shpesh na ndodh të ndeshemi me një të tillë, përveç atyre të ballcamosura që gjenden në disa lokale.
Siç e ka zakon, që të qëndrojë gjithmonë vetëm lart dhe në atë moment ajo kishte hipur diku dhe qëndronte krenare, shikimin e mbante të patrembur, por dhe ajo nuk pipëtinte e nuk bënte levizje tjetër përveç asaj të qafës sa majtas djathtas. Luani, shoh një luan, kërkoj me sy për ndonjë tjetër, por jo ka mbetur vetëm një. Gjithmonë kanë qënë dy ose tre, duhet të kenë ngordhur me siguri ose ka mungesë fondesh dhe ndoshta për këtë arsye duhet t’i kenë larguar dy luanët e tjerë. Nëse do të kishte lëvizur shume, apo nëse ai do të kishte bërë ndonjë prej atyre ulërimave tipike me zë të fuqishëm nuk do kisha parë a do të kishte luan të dytë apo të tretë, por dhe ai ishte po aq inegzistent sa dhe kafshët e tjera. Aq i urtë sa ishte prita një minutë të mjaullinte. Këto kafshë duhet të kenë me siguri ndonjë problem. Me siguri nuk janë ashtu të trishtuar e pa humor prej motit, ndoshta

Ajo ishtë bërë shumë e vogël, si një pellg. Jashtë ndodhet një kafaz i vogël me ca lepuj. Eca drejt për të parë nëse Lamat që kanë qënë dikur, mjelma rosat gjendeshin ende. Nuk shoh asgjë, por duke ecur i shoh dhe i dalloj. Në një pellg tjetër i tharë dhe ky kishte dy rosa dhe një mjelmë që sigurisht ishin më fatlume se ato patat që ndodheshin në pllaka dhe pinin ujin e spërkatur nga pastruesja. Gjatë rrugës kishte shumë baltë. Në një kafaz tjetër me tej gjendeshin tre stucë që lëviznin qafën e tyre të gjatë. Pashë dhe lamat që gjendeshin në një hapësirë më të madhe e rrethuar dhe ajo nga telat, bashke me to gjendeshin dhe dy dhi e më tej një dem dhe një kalë. Pas dhe një pjese tjetër rruge në një kafaz gjithashtu të madh gjendeshin dhe dy arinj të tjere të rehatuar dhe ata. Në fund teksa po kthehesha pyeta njërin prej punonjesve nëse në këtë vend kishte vizitorë, pse majmuni nuk ndodhej dhe përgjigjet e tij ishin po aq të vakëta sa lëvizjet e kafshëve dhe mbi të gjitha të gabuara. “Vizitorë edhe vijnë edhe nuk vijnë ndërsa majmun nuk ka patur këtu që kur erdhi demokracia”.


Nessun commento:
Posta un commento