05 gennaio 2014

Zbulohen dy objekte antike tek ish ‘Samsungu’ ne Tirane





05 Janar 2014 - 08:10
Zbulohen dy objekte antike tek ish-‘Samsungu’TIRANE-Dy objekte që i takojnë antikitetit të vonë (shek. IV-VI) janë gjetur vitin e kaluar tek ish-‘Samsungu’ në Tiranë. Ka qenë një qytetar i thjeshtë që i ka zbuluar ato, krejt rastësisht. Agron Hoxha (ekskavatorist) po gërmonte në kuadër të punimeve për asfaltimin e kryqëzimit të rrugës së Kavajës me rrugën e Bogdanëve kur ka pikasur objektet. “Unë punoj në një kompani ndërtimi si manovrator. Gjatë punës sime në gërmim e sipër u ndesha me këto dy objekte të rëndësishme”, thotë Hoxha, i cili disa kohë pas ngjarjes, i ka dorëzuar ato pranë Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Tiranë (tek Mozaiku i Tiranës).

Sigurisht, informacionet mbi llojin e objekteve dhe datimin e tyre është krejt paraprak, ndonëse për këtë çështje janë pyetur specialistë. Ato ende nuk i janë nënshtruar një procesi studimi, që do të mund të përcaktonte më shumë detaje mbi rëndësinë e tyre. Megjithatë, vlen të shtrohet një pyetje kaq e thjeshtë e kaq thelbësore: ai ishin ekspertët e ASHA-s në gërmimet e bëra për rrugën? Pse nuk ishin? Pse punimet nuk u pezulluan-apo nuk duheshin pezulluar? Sa artefakte të tjera të kësaj natyre mund të kenë mbetur poshtë asfaltit?! Dhe sa e vjetër është Tirana?! Duke inkurajuar Hoxhën e pse jo edhe qytetarë të tjerë që duhet të ndjekin shembullin e tij, ngjarja në fjalë ngre një sërë pikëpyetjesh.

Artefaktet
Është një basoreliev dhe një antikuar tjetër prej porcelani. Basorelievi sipas Hoxhës, ka dalë nga gërmimet në thellësinë 1 m e 80 cm, ndërsa objekti tjetër u gjet në mënyrë të rastësishme gjatë gërmimeve, por në një thellësi më të madhe se 1 metër. Të dyja ato dolën në dritë gjatë punimeve në kryqëzimin e rrugës së Kavajës me rrugën e Bogadënve, ose në zonën e njohur ndryshe si ish-‘Samsungu’, pranë njësisë bashkiake numër 10. “Artefaktet i gjeta në të njëjtën ditë, në distanca të ndryshme (çka të bën të mendosh për një shtrirje të gjerë të shtresës arkeologjike në gjurmët e së cilës sapo është rënë). Hoxha tregon se atë e kanë tërhequr gdhendjet e objekteve.

Ka specialistë, që pas njohjes me këto zbulime, shënojnë se ngjarje të tilla mund të ndryshojnë radikalisht historinë e deritanishme të Tiranës. “Pas gjetjes së këtyre objekteve arkeologjike, shtrohet pyetja: A duhet të rishikohet Historia e Qytetit të Tiranës?! I përkasin një epoke të paktën të antikitetit të vonë”, thotë njëri prej tyre, i pyetur nga “GSH”.

Një pyetje e tillë është shtruar disa herë, e megjithatë, sërish godet si çekan sa herë, dëshmi të panjohura më herët paraqiten në skenë. A nuk u fol po kësisoj kur doli në dritë Kalaja e Tiranës, pranë Akademisë së Shkencave?!

(a.n/BalkanWeb) http://www.balkanweb.com/kultur%C3%AB/2691/zbulohen-dy-objekte-antike-tek-ish-samsungu-166201.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate