Postuar më: 16 Janar 2014
Gjermeni: "Rishikimi I ligjit ekzistues, domosdoshmëri".
Gjermeni: "Rishikimi I ligjit ekzistues, domosdoshmëri".
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit zhvilloi sot në Tiranë raundin e dytë të konsultimeve gjithëpërfshirëse me grupet e interesit për rishikimin e Ligjit të Turizmit, me njësitë e qeverisjes vendore dhe përfaqësues të biznesit, shoqërise civile, universitetet dhe ekspertë të turizmit.
Ministrja Znj. Eglantina Gjermeni e pranishme në konsultimet me grupet e interesit në kryeqytet, deklaroi se rishikimi i Ligjit të Turizmit është një domosdoshmëri për t’ju përshtatur zhvillimeve dinamike të këtij sektori prioritar të ekonomisë në përputhje me standartet ndërkombëtare. “Rishikimi I ligjit ekzistues, i hartuar në vitin 2007, vjen si një hap cilësor drejt rregullimit dhe standartizimit të problematikave në sektorin e turizmit”- deklaroi në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet Ministrja Gjermeni.
Duke iu drejtuar të gjithë aktorëve, Ministrja Gjermeni kërkoi bashkëpunimin dhe koordinimin mes të gjithë palëve të përfshira në këtë proces konsultimesh për rishikimin e Ligjit të Turizmit, në mënyrë që ndryshimet cilësore në Ligj ti shërbejnë krijimit të një tregu konkurues turistik në mbarë rajonin.
I pranishëm në këtë tryezë konsultimesh Drejtori I programit të USAID “Rritje Albania” i cili po asiston rishikimin e Ligjit, Z. Victor Luboyesk deklaroi se ky proces do të mbështesë zhvillimin e sektorit të Turizmit dhe krejt ekonomisë shqiptare. “Turizmi është porta hyrëse për të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë”, - u shpreh Drejtori I programit “Rritje Albania”.
Aktorët e pranishëm në tryezën e sotme, duke vlerësuar maksimalisht nismën e Ministrisë për ti përfshirë në procesin e konsultimeve kërkuan që ndryshimet në ligj të marin parasysh individualitetin e cdo rajoni në vend, duke stimuluar turizmin local, kërkesë e cila gjeti përkrahjen e Ministres Gjermeni.
Problemet kryesore që adresoi komuniteti i biznesit gjatë tryezës ishin licensimi I operatorëve turistikë në vendin tonë dhe certifikimi I guidave turistike. Sipas operatorëve turistikë, shqetësim është informaliteti në sektorin e turizmit, i cili mund të rregullohet me ligj. Operatorët dhe përfaqësuesit e botës akademike kërkuan koordinimin dhe bashkërendimin e punës me institucionet e tjera për problematika që lidhen me infrastrukturën dhe transportin.
Në procesin e rishikimit të Ligjit për Turizmin do të asistojnë edhe ekspertët e Organizatës Botërore të Turizmit. Konsultimet do të vazhdojnë ditën e Premte, dt.17.01.2014 me grupet e interesit në qytetin e Shkodrës për tu finalizuar me draftin e parë të Ligjit për Turizmin, ku do të jetë e pranishme Ministrja Znj. Eglantina Gjermeni.
http://turizmi.gov.al/al/newsroom/lajme/nisin-konsultimet-me-grupet-e-interesit-per-ligjin-e-turizmit-ne-tirane
http://turizmi.gov.al/al/newsroom/lajme/nisin-konsultimet-me-grupet-e-interesit-per-ligjin-e-turizmit-ne-tirane
Nessun commento:
Posta un commento