23 gennaio 2014

Linja ekspres HEKURUDHORE Durrës-Tiranë e kthim, gati brenda qershorit

Stacioni hekurudhor, Durrës, foto. G.Kabashi
Stacioni hekurudhor, durrës, foto. G.Kabashi
DURRËS,  23 Janar /ATSH-Gëzim Kabashi/.-Udhëtarët që duan t’i rikthehen udhëtimit me tren, në linjën Durrës-Tiranë e kthim, mund ta bëjnë këtë duke filluar që nga muaji korrik i këtij viti.
Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave Shqiptare, Genc Alizoti tha të enjten për ATSH-në se “stacioni më i afërt me Tiranën do të ngrihet provizorisht në zonën e Kasharit, 8 km larg kryeqytetit, ndërsa pjesa e mbetur e udhëtimit do të menaxhohet nga autobuzë, të administruar nga nga ky institucion.
Genc Alizoti Foto Gezim Kabashi ATSH
Genc Alizoti, drejtori i Hekurudhave shqiptare. Foto Gezim Kabashi ATSH
Sipas Alizotit, është zgjidhur edhe problemi i pronësisë në këtë territor, i cili konsiderohet mjaft i përshtatshëm për këtë lloj transporti.
Stacioni Hekurudhor i Kasharit do të ngrihet prapa qendrës tregtare QTU, ku është përcaktuar sheshi i autobuzëve, si dhe peroni për zbritjen e udhëtarëve nga trenat.
Ndërkohë, bileta e trenit do të ketë të njejtin çmim, edhe në kushtet e rritjes së çmimit të karburanteve”- tha Alizoti.
Sipas tij, me të njejtën biletë, udhëtarët do të vijojnë udhëtimin me autobuzë, deri në qendër të kryeqytetit. “Hekurudhat Shqiptare nuk duan ta humbin stacionin e Tiranës, edhe për faktin që linja Durrës-Tiranë është më e mira në sistemin hekurudhor të vendit-nënvizoi Alizoti.
Stacioni i Tiranës nuk shfrytëzohet që nga shtatori i vitit të kaluar, për t’i hapur rrugë ndërtimit të stacionit multimodal. Katër ditë më parë, HSH vendosi të heqi nga linja edhe pjesën e udhëtimit Durrës- Vorë, pasi rezulton me shumë humbje./m.sh/ http://www.ata.gov.al/durres-alizoti-udhetimi-me-tren-nga-durresi-ne-tirane-e-kthim-brenda-qershorit-28481.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate