DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
09 gennaio 2014
Gjirokastër, shembet fasada e shtëpisë së Hadërajve, rrezikohen banesat e tjera
08 Janar 2014 - 09:52
GJIRKASTËR-Një pjesë e shtëpisë së Hadërajve e shpallur Monument Kulture është shembur gjatë orëve të para të mëngjesit duke rrezikuar dhe banesat pranë. Ngjarja ndodhi në qytetin e gurtë të Gjirokastrës ku shembja ka ndodhur në fasadën perëndimore të shtëpisë 200-vjeçare e shpallur monument kulture, kategoria II. Mënyra sesi është shembur fasada ka rrezikuar seriozisht ekzistencën e këtij objekti 200 vjeçar, si dhe jetën e banorëve të lagjes “11 Janari” në Gjirokastër.
Shkaqet e shembjes ende janë të panjohura, por fatkeqësisht ky objekt është braktisur për vitesh në pronarët. “Godina trekatëshe e stilit mesjetar thuajse është amortizuar plotësisht. Prej pesë vitesh, kjo banesë është braktisur nga qiraxhinjtë e shumtë, ndërsa një vit më parë ky objekt u përfshi nga zjarri.
(d.b/BalkanWeb)http://www.balkanweb.com/kultur%C3%AB/2691/gjirokaster-shembet-fasada-e-shtepise-se-haderajve-rrezikohen-banesat-e-tjera-166652.html
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento