02 gennaio 2014

Vlorë: Mjedisi, turizmi e agroindustria, mes prioriteteve të Këshillit të Qarkut për vitin 2014-të

kryetari i Keshillit te Qarkut te Vlores, Anesti Dhimojani Foto Harilla Koci ATSH
-Flet për ATSH-në, kryetari i Këshillit të Qarkut të Vlorës, Anesti Dhimojani-
Vlorë, 2 janar/ATSH-Harilla Koçi/.-Këshilli i Qarkut të Vlorës, i ka përcaktuar prioritetet për këtë vit, të cilat janë konkretizuar edhe në Planin e Zhvillimit Strategjik.
Sipas kryetarit të Këshillit të Qarkut të Vlorës, Anesti Dhimojani, turizmi, agroindustria dhe mbrojtja e mjedisit, mbeten tre nga drejtimet bazë ku do të orientohet aktiviteti i administratës që ai drejton, për vitin në vazhdim, të cilat përbëjnë edhe shtyllat kryesore në resurset e territorit që administron kjo njësi administrative.
“Këto janë janë pjesë e prioriteteve kryesore ku përfshihen edhe zhvillimi rural dhe infrastruktura për zhvillimin e industrisë së lehtë dhe ku do të orientohen edhe investimet në vazhdimësi, si një bazë për të përmirësuar treguesit ekonomiko financiarë në të gjitha degët”, shprehet ai.
Këto drejtime zhvillimi, janë detajuar në Planin e Zhvillimit  Strategjik, një dokument që parashikon të gjitha linjat strategjike të zhvillimit për periudhën deri në vitin 2020 dhe që është hartuar nga administrata e këtij këshilli, Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal AULEDA, nën ekspertizën ndërkombëtare të INEXT STUDIO Itali, në kuadër të Programit ARTGOLD 2, financuar nga UNDP(Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara). Kryetari i Këshillit të Qarkut të Vlorës, Anesti Dhimojani, saktëson për ATSH-në se, “Plani i Zhvillimit Strategjik të Qarkut është një dokument mjaft i rëndësishëm, që duhet të jetë në dinamikë të vazhdueshme dhe të azhornohet në përputhje me ndryshimin e prioriteteve për zhvillim të Qarkut, çka do të reflektohet edhe gjatë vitit 2014-të”.
“Në këtë dokument, janë përcaktuar 9 linja strategjike mes të cilave, komuniteti i orientuar drejt turizmit, produktet tipike dhe artizanale që përfshijnë produktet agroushqimore, të leshit, drurit, hekurit, muzikën dhe kostumet tradicionale, peshkimin dhe akuakulturën, edukimin dhe trajnimin, zgjerimin e pasurisë kulturore tradicionale rajonale, ruajtjen dhe rehabilitimin e mjedisit dhe lagunave, zhvillimin e kapaciteteve të energjisë, përfshirjen sociale, planin strategjik për fëmijët dhe të rinjtë etj”, shprehet ai.
Në këtë dokument, linjat strategjike janë plotësuar me planet e veprimit, si dhe janë shoqëruar me 11 projekte të integruara mes të cilave, projekte për zhvillimin e turizmit dhe përmirësimin e shërbimeve turistike konkretizuar me 151 miniprojekte që janë paraqitur nga njësitë e pushtetit vendor, bashkitë dhe komunat, institucionet lokale të arsimit kulturës, bujqësisë, shoqatat e ndryshme të biznesit, të fermerëve, operatorët turistikë. Në këtë drejtim, miniprojekte janë hartuar dhe përgatitur nga njësitë e qeverisjes vendore edhe për 10 projekte të tjera të integruara në fushat respektive.
Po ashtu, Plani i Zhvillimit Strategjik të Qarkut, përfshin edhe drejtime të tjera të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm, si marketimin e produkteve të realizuara në këtë qark, mbrojtjen e ujit dhe ajrit, përmirësimin e efektivitetit të transportit duke shfrytëzuar edhe atë detar, si një alternativë, zhvillimin e internetit, artizanatit dhe sitet arkeologjike, ndërtimin e rrjeteve për përkujdesjen sociale, qendrat për të moshuarit, për shtresat në nevojë, për personat me aftësi të kufizuar, projekte për fëmijët, për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, projektin e integruar për nxitjen e punësimit të grave, rrjetin infrastrukturor për zhvillimin ekonomik./f.h/ http://www.ata.gov.al/vlore-mjedisi-turizmi-e-agroindustria-mes-prioriteteve-te-keshillit-te-qarkut-per-vitin-2014-te-9246.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate