FIER, 6 Janar/ATSH –Rr.Isufaj /-Në strategjinë e zhvillimit , turizmi kulturor, për bashkinë e qytetit të Fierit shihet si një prioritet i rëndësishëm për shndërrimin e tij në një sektor prioritar të zhvillimit social-ekonomik të komunitetit.
Krahas turizmit historiko-arkeologjik, turizmit natyror, atij familjar, turizmi kulturor është përcaktuar edhe si një aset i fuqishëm në funksion të promovimit të të gjitha llojeve të turizmit. ”Kjo do të thotë që aktivitetet artistiko-kulturore në Fier të zhvillohen në pikat e turizmit historiko-arkeologjik dhe atij natyror, me qëllim promovimin sa më mirë të tyre”, tha kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj.
Organizimi i aktiviteteve artistike në këto pika do të rrisë numrin e vizitorëve vendas e të huaj dhe do t’i bëjë më masive dhe tërheqëse projektet kulturoro-artistike, tha Zeqaj.
Kjo strategji, sipas tij, përcakton qartë destinacionin turistik, duke i shkëputur projektet artistike nga monotonia e sallave të mbyllura. ”Kemi hartuar një kalendar të veprimtarive artistike, ku gërshetohen veprimtaritë në ambiente të hapura, në pikat turistike dhe ato në salla të mbyllura. Pra jemi të kthjellët në synimet tona për të krijuar një klimë të favorshme promovimit dhe zhvillimit të turizmit”, tha Zeqaj.
Program i hartuar nga bashkia, për kryebashkiakun e Fierit tregon vizionin më të qartë të zhvillimit të sotëm dhe perspektiv të turizmit.
“Fieri zotëron një potencial të madh të resurseve të trashëgimisë kulturore, natyrore dhe historike. Duke i njohur mirë këto vlera, kemi vendosur që projektet kulturore t’i përshtatim në funksion të zhvillimi të turizmit, rritjes së nivelit social-ekonomik të komunitetit dhe zbutjes së papunësisë,”- tha Zeqaj.
Komunitetet e shumta që jetojnë në sofrën bujare myzeqare janë një minierë vlerash të trashëgimisë kulturore. “Traditat, zakonet, ritet, besimet, këngët, vallet, kostumografia dhe folklori i tyre, është një thesar që nuk mund t’i lihej spontanitetit, pasi janë një burim i pashtershëm turistik dhe do të shfrytëzohen në funksion të zhvillimit të tij”, tha kryebashkiaku i Fierit.
Komunitetet e shumta që jetojnë në sofrën bujare myzeqare janë një minierë vlerash të trashëgimisë kulturore. “Traditat, zakonet, ritet, besimet, këngët, vallet, kostumografia dhe folklori i tyre, është një thesar që nuk mund t’i lihej spontanitetit, pasi janë një burim i pashtershëm turistik dhe do të shfrytëzohen në funksion të zhvillimit të tij”, tha kryebashkiaku i Fierit.
“Të gjitha aktivitetet, kalendari i veprimtarive artistike dhe kulturore, etj, është në funksion të strategjisë për zhvillimin e turizmit dhe shndërrimin e tij në një sektor prioritar të zhvillimit social-ekonomik të komunitetit”, tha Zeqaj./m.sh/ http://www.ata.gov.al/fier-zeqajturizmi-ne-funksion-te-zhvillimit-ekonomik-te-komunitetit-11798.html
Nessun commento:
Posta un commento