15 gennaio 2014

Sot Alpinistet e Shoqates Dajti Alpino Turistik në Aconcangua filluan ngjitjen për ne kampin baze. Urojme nje ngjitje te suksesshme.

Albania Expedition Aconcagua 2014

Alpinistet e Shoqates Dajti Alpino Turistik, Matheo Begeja 20 vjec, Florian Hackaj 30 vjec dhe Ibrahim Hackaj 65 vjec, synojne ngjitjen e Majes se Aconcaguas 6 962 metra ne Ameriken e Jugut rreth dates 25 deri me 29 Janar 2014. Kjo veprimtari eshte ne kuadrin e 15 vjetorit te themelimit te Shoqates dhe te nismes boterore 7 maja ne Shtate Kontinente. Suksesi i Shoqates me 25 Maj 2012 me ngjitjen e Everestit 8848 m, na ka dhene nje pervoje shtese dhe besim edhe per kete synim te rradhes. Ekipi eshte nisur per ne Medoza te Argjentines sot me date 13
Te nderuar Anëtarë e miq te Shoqates sonë.Nga ky moment here pas here po ju japim përditësim te udhëtimit të ekipit tonë i cili vazhdon ngjitjen ne Ande...shkrimin po e lejme ashtu sic na e kane dërguar me Eml nga Flori

"Jemi tooop fare mashallah  nja dy ore me makine ne nje rruge shuuume te bukur mes andeve dhe kemi mberritur ne 2500 metra ne Los Penidendes dhe jemi ne diten e fundit ne hotel... hengrem dreke e beme gati cantat qe do mbajme ne krahe neser, cantat me gjithe gjerat sleeping bag etj i nisem me makine aty ku do i ngarkohen mushkav neser. tani qe eshte ora 16:14 jemi pushim e do bejme ndonje shetitje e pastaj do hame darke.

neser me kismet pasi te hame mengjes do nisemi dhe kemi rruge shume te kollajte me be, kemi ca pesha ne kurriz.

Xhim po mundohem te perditsoj pak faqen e shoqates ne facebook por veshtire me e hap. nese nuk e kam perditesuar, futi nje copy paste tekstit ketu dhe vendose.

prej neser besoj sdo kemi sinjal telefoni por do mund ta ndiqni tek ajo faqja qe ju dergova. madje xhim edhe aty mund te marresh te dhenat dhe ti vendosesh tek faqja nese do kesh kohe."

ju perqafojme
treshja aconcagua
Ibrahimi, Mateo e Flori

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate