20 gennaio 2014

Shkodër- zonat e thella malore vishen me petkun e bardhë të dëborës

2001 Shkoder-Reshje debore ne zonat malore Foto Gasper Marku
2001 Shkoder-Reshje debore ne zonat malore Foto Gasper Marku

Lajmi i përditësuar
SHKODËR, 20 Janar/ATSH-Gaspër Marku/-Pas disa ditësh me mot të mirë dhe të qëndrueshëm, disi të pazakontë për stinën e dimrit, dita e hënë, në rajonin verior të vendit ka nisur me reshje shiu, ulje të ndjeshme të temperaturave dhe reshje bore, duke bërë që zonat e thella malore të qarkut të Shkodrës të vishen me petkun e bardhë të dëborës.
Burime nga komisioni i Emergjencës Civile, pranë kësaj prefekture, bënë të ditur për ATSH-në, “nga paraditja e sotme, në komunat e thella malore të Kelmendit, në rrethin e Malësisë së Madhe, Shosh e Shalë, në Shkodër dhe në Iballë të Pukës, reshjet e dëborës, të cilat  vazhdojnë të bien edhe gjatë orëve të pasdites, kanë filluar të krijojnë problemet e para në qarkullimin e automjeteve, por edhe të vete komunitetit, në rrugët dytësore të fshatrave të këtyre zonave.
Nga të dhënat e deritanishme, trashësia e dëborës mësohet të ketë arritur nga 30-80 centimetër dhe nëse reshjet do të vijojnë të jenë të pranishme edhe gjatë orëve të natës, mëngjesi i së martës duket se do të jetë problematik për disa nga zonat, të cilat tradicionallisht bllokohen nga dëbora.
Bazuar në raportimet e depozituara pranë prefekturës së Shkodrës, prefekti Paulin Radovani, ka udhëzuar që grupet e punës, me specialistë dhe mjetet borëpastruese që të stacionohen pranë zonave më problematike, për të mbajtur situatën nën kontroll.
Me të njëjtin seriozitet po e ndjekë situatën komisioni i emergjences civile edhe në qytetin e Shkodrës, dhe sidomos në zonën e Nënshkodrës, pasi reshjet e dendura të shiut, që nga mesditja e në vazhdim e kanë shtuar së tepërmi intensitetin e tyre, duke bërë që lumi Kir të fryhet së tepërmi, dhe për pasojë edhe Drini e Buna.
Ndërkohë që investimet në disa prej zonave më problematike, ku janë ngritur argjinatura betoni, ujrat e lumejve në këto zona vazhojnë të rrjedhin në shtratet e tyre,  duke mos shkaktuar përmbytjen e tokave bujqësore, apo shtëpive të banimit./m.sh/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate