12 gennaio 2014

NYT: Shqipëria e 4-ta në listën e 52 vendeve që duhen vizituar këtë vit 2014

Nga ELVANA BILALI 
11 Janar 2014 - 15:09



TIRANE- E përditshmja amerikane New York Times, në një artikull ku cilësohen 52 vendet që duhen vizituar në vitin 2014-të, Shqipërinë e rendit në vendin e katërt, duke e ilustruar me një foto të plazhit në Porto Palermo, në Himarë.

Sipas kësaj të përditshme, nëse do të duam të ndërthurim bukurinë e egër, që e gjejmë në brigjet e Kroacisë, rrënojat e një Turqie të panjohur dhe të Greqisë e gjitha kjo e mbështjellë me një natyrë karakteristike të Italisë rurale, turistët do ti gjejnë në Shqipëri dhe me një kosto më të ulët. 

New York Times, jep edhe koordinatat se Shqipëria është një vend që gjendet mes Greqisë dhe Malit të Zi dhe rreth 45 km në jug të Italisë, në pjesën jugore të detit Adriatik. Ajo ka plazhe të rrethuar gëlqerorë, rrënoja antike, si Butrinti dhe bujtina buzë detit, ku është e mundur të kalosh natën, për vetëm $ 50.

Sipas New York Times, në vitet e pas komunizmit, një zhvillim i shfrenuar, kërcënonte të kthente çdo gjë në beton, por qeveria e re e vendit, e mbledhur në muajin shtator të vitit të kaluar, ka premtuar se do të ruaj autenticitetin e brigjeve. Në krye të fshatrave përreth është Qeparoi, me pamje nga Korfuzi, ku është e mundur të kalosh nëpër tunelet nënujorë të Luftës së Ftohtë, të notosh nëpër kalatë e braktisura dhe të shohësh baticat e detit, teksa shijon një darkë peshku të freskët në një bujtinë të quajtur Riviera. 

E përditshmja amerikane, e mbyll përshkrimin e saj për shqipërinë, me shprehjen: Kjo është Europa, kur ishte e freskët dhe ekonomike.

New York Times është një e përditshme e Shtetetve të Bashkuara të Amerikës, me qendër në New York dhe u themelua më 18 shtator të vitit 1851, nga Henry Jarvis Raymond dhe George Jones.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/metronews/2729/nyt-shqip-ria-e-4-ta-n--list-n-e-52-vendeve-q--duhen-vizituar-k-t--vit-195274.html#sthash.zXoUSxrM.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate