17 luglio 2012

Vera, perëndimorët po blejnë shtretër në hotelet e bregdetit shqiptar

 Sezoni Turistik në Shqipëri tradicionalisht fillon në muajin Maj të çdo viti dhe përfundon në fund të tetorit , pra në Shqipëri ka një periudhë 6 mujore e cila është aktive përsa i përket flukseve turistike gjithëvjetore, ku edhe përpunohet rreth 90 % e të gjithëfluksit të shkëmbimeve turistike vjetore. Nga këta 6 muaj, muaji Maj – Qershor dhe Shtator – Tetor janë muaj të sezonit të mesem, kurse muajt Korrik dhe Gusht janë muaj të sezonit të lartë. Periudha Nëndor – Prill, duke mos pasë të zhvilluar turizmin e skive ( turizmi i bardhë ) në vendin tonë konsiderohet si sezon i ultë turistik me një ngarkesë turistike që nuk i kalon 10 % të shkëmbimeve turistike  gjithëvjetore. Konkretisht këtë vit flukset turistike drejt vendit tonë nga vendet e tjera europiane filluan të vijnë që në muajin Prill, gjë që nuk verehej në vitet e mëparshme, si dhe pati një masivitet më të madh se vitet e kaluara turizmi i
brendëshëm, pra shkuarja e pushuesve apo turistëve shqiptarë për fund java apo pushime drejt plazheve të bregdetit Adriatik apo Jon, si dhe në destinacionet malore të Valbones, Thethit, Voskopojes  etj..

  Aktiviteti Turistik në Shqipëri për vitin 2011 pritet të jetë më i rritur se sa viti 2010. Kjo falë disa specifikave të këtij viti. Së pari, veprimtaria promovuese, nxitëse dhe sensibilizuese e bërë nga komuniteti i biznesit, në vecanti nga Unioni i Operatorve Turistike Shqiptar, nëpërmjet pjesëmarrjes në panairet më të mëdha ndërkombetare, si dhe nëpërmjet organizimit të infotureve me tur operatoret më të mëdhenj ndërkombëtare, ka dhënë efektet e veta në rritjen e prurjeve turistike në vendin tonë. Se dyti, lëvizjet demokratike dhe trazirat në vendet Arabe ( Egjypt, Tunizi, Libi, Siri etj). kanë bërë që klientela turistike e vendeve perëndimore, si dhe tur operatorët e mëdhenj europianë po i kthejnë sytë edhe nga tregu turistik shqiptar për pushimet verore apo për ekskursionet turistike shumë ditore. Shqipëria gradualisht po rritet dhe njifet si destinacion turistik falë edhe mediatizimit ndërkombëtar. Agjensia promocionale prestigjoze ndërkombetare “Lonely Planet” e futi Shqiperinë në guidat e saj për vitin 2011 si një ndër 10 destinacionet më atraktive.. Gjithashtu nga mediat ndërkombetare vizive apo të shkruara si CNN, Herald Tribune, La Stampa etj. Shqipëria u cilësua si një destinacion turistik i të ardhmes, me mundësi turistike shumë të larmishme. Konkretisht gjatë këtij viti po shihen disa efekte pozitive të këtij prezantimi mediatik ndërkombëtar. Grupet turistike këtë vit kanë filluar të  jenë prezent në Shqipëri që në muajin Prill, kur vitet e tjera vinin nga muaji maji cdo viti. Këtë vit grupet turistike nga 2-3 ditore, kanë filluar të jenë  shumë ditore. Gjithashtu ka disa agjensi turistike perëndimore që po blejnë shtretër për rreth 90 ditë qëndrimi  në plazhet shqiptare për klientelen e tyre turistike. Shumë përparsi ka marrë këto dy vitet e fundit edhe  turizmi malorë i ecjeve në këmbë, i bicikletave, motocikletave, agroturizmi , ekoturizmi etj.


Mendoj se pretendimet tona duhet të jenë të bashkshoqruara me masat organizative të organeve qendrore e lokale, si dhe me  mundësitë investuese të komunitetit të biznesit turistik. Sezoni turistik i lartë që përfshin periudhën 20 qershor deri më 10 shtator, është me kohëzgjatje rreth  80 ditore. Në rast se përllogarisim që në zonën turistike bregdetare kemi në dispozicion rreth 100 mijë shtretër dhe pushuesit i kemi me pushime mesatare 8 ditore,  si dhe duke parashikuar që kapaciteti akomodues të jetë 100  % i zënë, i bie që në Shqipëri të mos pushojnë më shumë se 1 milion turistë, nga të cilët rreth 90 % janë shqiptarë etnikë nga Kosova, Maqedonia e Diaspora. Gjithashtu në mënyrë të përafërt mund të përllogarisim edhe rreth 1 milion turistë jasht  apo brenda sezonit të lartë  turistik, të cilët janë të pëfshirë në ekskursionet turistike, kulturore,  aventure, malore, agroturistike, vizitoret, konferencat etj. Pra në një farë mënyre duhet klasifikuar dhe specifikuar drejt  pretendimet qeveritare, si dhe pretendimet dhe mundësitë e komunitetit të  biznesit turistik shqiptar.
Këtë vit masat e marra nga organet e pushtetit lokal dhe qëndror për të pritur turiste në zonat bregdetare apo në  destinacionet e tjera turistike qenë më të  vonuara, kjo edhe në sajë të angazhimeve të tyre në fushatat elektorale të zgjedhjeve vendore, pasi zgjedhjet vendore të 8 majit  ishin në periudhën paraprëgatitore turistike.  Kjo bëri që në mjaft zona turistike hapja e hoteleve, bërja gati e apartamenteve, pastrimi i plazheve nga mbetjet urbane, zgjidhjet mjedisore, masat për furnizimin e zonave turistike me ujë, zgjidhja e problemit të ujrave të zeza etj, që janë detyra të organeve të pushtetit lokal, ishin më të vonuara se vitet e tjera, në një kohë që moti i ngrohtë e favorizoi më herët daljen e pushuesve në plazhet shqiptare. Po kështu vërejtje pati edhe ndaj  strukturave të Ministrisë së Turizmit, në veçanti ndaj Agjensisë Kombëtare të Turizmit për një pasivitet në masat e saj promovuese e organizative në prag të këtij sezoni turistik. Nga ana e kryesisë së Unionit të Operatorve Turistike Shqiptare, pati  disa inisiativa në ndikimin dhe nxitjen e tregut turistike ndërkombëtar drejt vendit tonë, si në pjesemarrjet në panairet e Madridit, Milanos, Berlinit, Riminit, Selanikut, Poznanit, Prishtinës, Ohrit, Budvas, Sarajeves etj. gjatë periudhës Janar – prill të këtij viti. Gjithashtu në muajin maj kishim të ftuar në Shqipëri në infoturet e tyre 23 tur operatore polakë dhe 40 tur operatorë e media boshnjake ku prezantuam për disa ditë mundesitë më të mira turistike të vendit tonë për tregjet e tyre turistike.  Këto masa të marra nga komuniteti i ynë i biznesit do të ndikojnë pozitivisht në rritjen e prurjeve turistike të këtij viti.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate